Sulmuesi spanjoll ka provokuar një karton të kuq drejt mbrojtësit gjerman Per Mertesacker, si dhe ka qenë vendimtar me një goditje të tij, duke mposhtur gardianin Petr Chech në gjysmëlojën e parë.
Fraksioni i dytë i lojës, ofroi më shumë për nga rastet, mirëpo portat heshtën dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e vendosur në pjesën e parë të lojës.
Topçinjtë kështu mbeten prapa liderit Leicester City, ndërkohë blutë nga pjesa tjetër e Londrës, mbeten në mesin e tabelës, pa ndonjë aspiratë për mbrojtjen e titullit. /tesheshi.com/