Futbollisti danez Christian Ericsen foli nga spitali për herë të parë pasi “preku vdekjen” në Europian dhe tha se ndihej mirë.
Mesfushori i Interit në ndeshjen e parë të Danimarkës në EURO kundër Finlandës u shemb në fushë, dhe më vonë u konfirmua se kishte një sulm në zemër.
“Faleminderit shumë për përshëndetjet dhe mesazhet e mrekullueshme të mbështetjes nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time.
Ndihem mirë, duke pasur parasysh prirjet. Tani do të bëj tifo për shokët e mi të skuadrës. Luaj për të gjithë Danimarkën,” shkroi Eriksen në Instagram, me një foto nga shtrati spitali duke buzëqeshur.
Rasti me Eriscen tronditi të gjithë botën e futbollit. Njehëresh mesfushori i Interit, për pak se nuk e ktheu Europianin në situatë zie, si kurrë më parë në evente të tilla. /tesheshi.com/