Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PREKJE/ Sicilia ka Islam në ADN-në e saj: qyteti ku xhamitë ishin kisha, e kishat xhami (foto)

by Te Sheshi
16/06/2019
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
PREKJE/ Sicilia ka Islam në ADN-në e saj: qyteti ku xhamitë ishin kisha, e kishat xhami (foto)

Qendra Kulturore Islame në Via Roma të Palermos kumbon lehtë nga zëri i disa fëmijëve që praktikojnë leximin e Kuranit në këtë objekt shpeshherë të zbrazët.

Dy nga dhjetëra lexuesit ikin nga grupi dhe luajnë kukafshehtas ndërmjet perdeve që ndan pjesën e fëmijëve nga ajo e të rriturve.

Por me sa hyn imami Sehab Uddin, aty dëgjohet vetëm miza.

Tashmë shtëpia e mbi 25,000 emigrantëve nga vendet me shumicë muslimane, Palermo është bërë simbol i multikulturalizmit dhe integrimit, duke shënuar një histori të re të Sicilisë.

Ajo që duhet kujtuar është se Sicilia ishte dikur një fortesë islame, për më shumë se 200 vite. Ndërmjet shekujve IX dhe XXI, ishulli mesdhetar, kryeqyteti i së cilës është Palermo, ende mban pjesë të historisë islame, si fizikisht, ashtu edhe kulturalisht.

Imam i qytetit, Ahmad Abd Al Majid Macaluso, flet për këto fakte teksa shëtit në muzeun eremit të San Giovannit, duke treguar shenjat në mure ku shihen gravurat me motive islame.

Muzeu në fakt ka ende shtyllat ku vërehet “mihrabi”, një strukturë gjysmërrethore që tregon vendin ku mbahen ligjëratat dhe është drejtimi i faljes së namazit.

“Çdo kishë e këtij vendi dikur ishte xhami, e cila më parë ishte sinagogë, e para kësaj kishë, e para kësaj sërish xhami”, shpjegon Macaluso. “Kjo është historia e Sicilisë”.

Imam Macaluso mendon se këto tri simbole, si gdhendja e ajeteve të Kur’anit në Katedralen e Palermos, arkitektura arabo-normane që shihet gjithandej dhe kultura që është trashëguar me vite, ua bën më të lehtë jetën emigrantëve që kanë gjetur shtëpi në ishull.

“Me të vërtetë, për muslimanët e vendeve të tjera Sicilia është një vend mikpritës, pasi vendi ka një prirje natyrale për t’i mirëpritur besimtarët e të tri feve monoteiste”, thotë Macaluso.

“Sicilianët ndryshojnë nga pjesa tjetër e Evropës, pasi kanë një prirje natyrore ndaj diversitetit. Sicilianët kanë këtë prirje për botën islame në ADN-në e tyre”.

Imami Sehab Uddin gjithashtu beson se ka mjaft dallim midis kulturave të Italisë veriore dhe jugore.

“Italia është si një ndërtesë apartamentesh”, shpjegon ai. “Njerëzit në veri janë në katet e sipërme dhe nuk flasin me njerëzit në katet e poshtme (në jug). Njerëzit në veri, në qytete si Padova dhe Venecia, kanë frikë nga ne. Nëse përpiqem për t’u bërë atyre qoftë dhe një pyetje, ata frikësohen prej meje. Nëse i pyes këtu në Sicili, ata më përgjigjen dhe më ndihmojnë menjëherë”.

Patrizia Spallino, profesoreshë e gjuhës arabe dhe drejtoreshë në Departamentin e Studimeve Mesjetare në Universitetin e Palermos, shpjegon se arabishtja tuniziane që flitej në ishull mbi 1.000 vjet më parë është ende e dukshme në dialektin sicilian, madje edhe në shprehjet e përditshme.

Porti i mrekullueshëm i Palermos, Masala, vjen nga arabishtja që ka kuptimin Marsa Allah, apo porti i Zotit.

Ky ndikim mund të shihet edhe në fjalë të zakonshme siciliane si “miskin”, që në gjuhën arabe do të thotë i varfër ose i pafat.

Megjithëse ky ndikim arab është i dukshëm për dikë që studion gjuhën dhe e njeh historinë, shpjegon Spallino, shumica e popullsisë nuk është në dijeni të këtyre lidhjeve.

Ajo që shumica e posedojnë është koncepti mesdhetar i mikpritjes.

“Ideja e mikpritjes, duke filluar me Greqinë dhe arabët dhe pastaj bizantinët … është e shenjtë”, thotë ajo. “Në vendet arabe, kur ju ftojnë në shtëpinë e tyre, ju përgatisin çaj, diçka për të ngrënë, e kjo është gjithashtu tipike siciliane”.

Por realiteti i kësaj mikpritjeje nuk ka qenë i njëjtë në të gjithë Italinë.

Gjatë viteve të fundit, Italia ka dëshmuar sulme të mëdha raciste ndaj emigrantëve – më e keqja që ndodhi vitin e kaluar ishte në qytetin qendror italian të Maceratës, ku një aspirant politik djathtist plagosi gjashtë afrikanë emigrantë.

Përveç këtyre sulmeve, ministri i BrendshëmMatteo Salvini, i është turrur ashpër emigracionit, madje duke bllokuar misionet e shpëtimit në Detin Mesdhe.

Një nga politikanët më të sinqertë kundër politikave anti-emigrante të Italisë ka qenë kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando.

“Ministri Salvini nuk është kundër muslimanëve, ministri Salvini nuk është kundër imigrantëve, ministri Salvini është kundër italianëve”, thotë Orlando. “Ai është kundër kulturës sonë të mikpritjes, ai është kundër shpirtit tonë mesdhetar, ai është kundër historisë sonë”.

Orlando, së bashku me kryetarët e bashkive të Napolit, Kalabrisë dhe Firences, u përleshën me Salvinin duke refuzuar Dekretin e Kontestuar të Sigurisë. Dekreti anulonte lejet e qëndrimit për arsye humanitare, duke i zëvendësuar ato me leje të shkurtra për incidente specifike si fatkeqësitë natyrore.

Qasja e mirëpritur e Orlando për imigracionin dhe multikulturalizmin mund të shihet në zyrën e tij. Ai mburret me një Kur’an 200-vjeçar të cilin e ka dhuratë.

Letrat arabe dhe franceze mbi të drejtat e emigrantëve gjenden të vendosura me delikatesë e me rregull në një cep të tavolinës së tij.

“Kur dikush pyet se sa emigrantë janë në Palermo, unë nuk jap shifra”, shpjegon Orlando. “Nuk jap shifra pasi ata janë njerëzit tanë”, thotë ai. Kryetari i bashkisë së Palermos nuk bën dallim mes atyre që kanë lindur në Palermo dhe atyre që jetojnë në Palermo.

Orlando lidh perspektivën e tij mbi imigracionin dhe politikën e tij në kulturën dhe historinë e qytetit.

“Në jug të Italisë, në veçanti, ne nuk jemi edhe aq evropianë. Më vjen keq të ju them, por Palermo nuk është Frankfurt apo Berlin. Palermo nuk është Paris … Palermo është Bejrut, Palermo është Stamboll, Palermo është Jeruzalem, Palermo është Tripoli, Palermo është një qytet i Lindjes së Mesme në Evropë. Mesdheu nuk është thjesht det, është një kontinent… është multikulturor”, përfundon në mënyrën më të bukur historinë mijravjecare të larmisë kulturore, i pari i qytetit.

Përgatiti: Arbnora Avdiu-Hoxha – /tesheshi.com/ 

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Aksident ajror në Poloni, pamje e plotë e rënies së avionit

Aksident ajror në Poloni, pamje e plotë e rënies së avionit

RAPORTI/ Post-zgjedhjet europiane, BE damkos Rusinë për dezinformim

RAPORTI/ Post-zgjedhjet europiane, BE damkos Rusinë për dezinformim

Asnjë e papritur, Kadri Veseli rikonfimohet në krye të PDK-së: ne, shembull dhe për opozitën

Asnjë e papritur, Kadri Veseli rikonfimohet në krye të PDK-së: ne, shembull dhe për opozitën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni