Një vajzë 13 vjeçe nga Drenica, i ka shkruar një letër kryeministrit Haradinaj, me anë të së cilës i përcjellë ato çfarë njerëzit thonë në lidhje me rritjen e pagave, që ai dhe qeveria e tij, ja kanë bërë vetes.
Vajzë e një veterani të UÇK-së, e mitura i qahet ish-komandatit sot kryeministër, edhe për fatin e bashkëluftëtarëve të tij.
Letra:
Letër e hapur për kryeministrin Haradinaj.
Kryeministër, unë jam veq 13 vjeqe , jam një nxënëse e shkelqyer dhe jam e bija e një veterani të luftës gjë që më bën shumë krenare dhe sa herë që me jepet rasti e tregoj këtë.
Por sot dua të të tregoj diçka tjetër; unë jam nga Drenica por tani jetoj në një lagje të varfër të Mitrovicës dhe të njohurit e mi ose janë veteranë të vërtetë të mbetur jashtë listave sepse ato janë fryrë e stërfryrë e nuk po zënë më ,ose janë invalid lufte dhe ende edhe 17 vjet pas lufte nuk gezojnë kurfar benificionesh ose janë të pastrehë qe jetojnë me qera bile bile ndonjë edhe nepër podrume. Sot kishin degjuar për rrogën tuaj dhe gjithë grat e lagjes ishin mbledhur dhe thoshin:
U mos e gëzoft!, u ja zaft frymen!, u haram i koft a shumë po lodhet a, e për neve a po mendon kush?
Kryeministër deshta me t’ thanë ruaju prej lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, e këtyre njerëzve po u bëhet padrejtësi e madhe tash e 17 vjet. Nese nuk i frikësoheni drejtësisë në tokë egziston një Drejtësi Hyjnore të ciles nuk i shpëton askush!
Zoti vonon por nuk harron! /tesheshi.com/