Brusketat janë shoqërueset ideale të pjatave të shpejta të verës. Nëse keni bërë një supë të ftohtë apo sallatë fare mirë mund t’i shoqëroni me këto brusketa me luleshtrydhe. Janë ideale edhe për një mëngjes të shijshëm.
Përbërësit
3-4 luleshtrydhe
100 g djathë të butë
gjysëm skalonja (lloj qepe)
20 gr sakson
Përgatitja
- Lani luleshtrydhet, qërojini dhe prijini në kubik të vegjël .
- Grini skalonjën dhe copëtoni gjethet e qepës duke i futur në një enë dhe me pas shtoni djathin, piperin, kripën dhe përziejini.
Këtë krem që keni përftuar shtrojeni tek brusketat duke e dekoruar me sakson sipër. /tesheshi.com/