Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Precedenti “Tahiri” në dritën e krahasimit me rastin “Meta”: ja detajet që kërcasin

by te Sheshi
20/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Precedenti “Tahiri” në dritën e krahasimit me rastin “Meta”: ja detajet që kërcasin

Procedura e Prokurorisë që i kërkon Kuvendit dhënien e lejes për arrestimin e Saimir Tahirit, është e treta në historinë parlamentare të Shqipërisë që nga viti 1991.

Në dy rastet e para kur u arrestuan deputetë, në vitin 1993 me Fatos Nanon dhe 1994 me Arben Likën, prokuroria kërkoi vetëm heqjen e imunitetit dhe i arrestoi pa kërkuar leje në Kuvend, megjithëse e ka pasur që atëherë detyrë Kushtetuese.

Rasti i parë i kësaj leje ishte Mark Frroku, mbi të cilin kishte një vendim gjykate që e kishte dënuar për vrasje. Rasti i dytë ishte për Armando Prengën, për të cilin kishte vendim gjykate se qëlloi me pistoletë ndaj një shtetasi, dhe rasti i tretë është me Saimir Tahirin sot.

Por nuk është hera e parë që Prokuroria kërkon procedimin ndaj deputetëve dhe, nëse i referohemi periudhës para vitit 2013 nuk ka pasur kaq kollaj leje për të “punuar” e lirë drejtësia.

Për ta ilustruar këtë po marrin rastin më të bujshëm të janarit të vitit 2011, rast që shkaktoi edhe protestën e 21 janarit, ku u vranë nga armët e Gardës së Republikës 4 qytetarë.

Pra bëhet fjalë për rastin e Ilir Metës, bllokut të tij të famshëm.

Siç dihet tashmë,  në videon e shfaqur nga Fiks Fare kreu i LSI fliste për përqindje dhe ndarje pazaresh, si dhe për gjëra të tjera.

Prokuroria e atëhershme, e drejtuar nga Ina Rama i kërkoi Parlamentit të hetonte Metën që ishte dorëhequr nga posti i Zv.kryeministrit por ishte deputet.

Meta vetë kërkoi të hetohet dhe u bëri thirrje deputetëve të kërkonte heqjen e imunitetit, pasi atëherë nuk mund të nisnin hetimet ndaj një deputeti pasi kishte imunitet, e sot nuk e ka një të tillë asnjë zyrtar shteti. Por Meta e mohoi se ishte zëri i tij që kishte kërkuar 7% duke thënë se videoja ishte e montuar.

Parlamenti e dha “ok”-jin vetëm për heqjen e imunitetit. Prokuroria më pas kërkoi nga Gjykata e Lartë që të niste procedurat hetimore.

Si provë paraprake nxori video-regjistrimin e famshëm.

Pas kërkesës së prokurorisë, mbahet mend darka e famshme në shtëpinë e Ilir Metës me Kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha, që u mor si mbështetje politike e aleatit të tij.

Gjykata e Lartë, anëtarë të së cilës ishin edhe me konflikt interesi, kërkuan që video-regjistrimi  i plotë të çertifikohej nga ekspertë. Prokuroria e Përgjithshme me ndihmën edhe të ambasadës amerikane solli një ekspert nga SHBA që ishte i njohur pasi përdorej nga FBI dhe gjykatat amerikane për të çertifikuar materialet audiovizive.

Gjykata e Lartë nuk e mori për bazë kërkesën e Ina Ramës dhe nuk e pranoi ekspertin amerikan.

Ajo zgjodhi tre ekspertë të tjerë, njëri ndër të cilëve inxhinier elektronik por kushëri i parë i Genc Pollos.

Të tjerët ishin diplomuar në Universitetin Kristal. E përbashkëta e të treve ishte se ata ishin nëpunës të shtetit dhe jo të pavarur. Në fund, këta ekspertë vendosën se video-regjistrimi ishte i montuar.

Pas kësaj Gjykata e Lartë vendosi që të pezullojë hetimin për Ilir Metën dhe Prokuroria ishte e detyruar të mbyllte dosjen. Kështu përfundoi e gjitha ajo çështje dhe kreu i LSI-së me votat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë minus njërit, doli i pafajshëm.

Në rastin e Saimir Tahirit, Prokuroria mund ta kishte hetuar ish-ministrin pa pasur asnjë problem. Saimir Tahiri që në vitin 2014 e la mandatin e deputetit.

Me Kushtetutën e Republikës, ministri dhe deputeti nuk ka imunitet për t’u hetuar.

Megjithatë, Saimir Tahiri, që nga muaji mars 2017 nuk është as deputet dhe as ministër. Pra Prokuroria ishte e lirë ta hetonte, t’i bënte kontroll banese, ta përgjonte, ta arrestonte ish-ministrin dhe të çonte dosjen në gjykatë.

Nuk e bëri. Kjo ndodh vetëm sot kur Tahiri është deputet dhe Prokuroria menjëherë kërkon arrestimin e tij i cili nuk u zgjodh në qeverinë “Rama 2”.

Adriatik Llalla është në fundin e mandatit të tij si Kryeprokuror dhe muajin tjetër duhet të largohet. Po ashtu, e gjithë armata e Prokurorëve të Krimeve të Rënda do të duhet të dalin në vetting, ndërkohë vetë institucioni shkrihet dhe zëvendësohet nga SPAK apo Prokuroria Speciale.

Që do të thotë se nuk do të jenë këta prokurorë që të hetojnë dosjen Tahiri. Nëse do të duhej një hetim i plotë i çështjes, mjafton të kopsitet dosja dhe të dorëzohet në gjykatë, e nëse ka prova nuk ka si të bllokohet asgjë. Aq më shumë që një nga personat e përfshirë, Moisi Habilaj ndodhet tani i arrestuar në Itali. /tesheshi.com/

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Sociale & Shoqëri

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Fatmir Xhafaj siluron Llallën: është përdorur politikisht, s’ka prova për Tahirin

Fatmir Xhafaj siluron Llallën: është përdorur politikisht, s’ka prova për Tahirin

Llalla i përgjigjet ashpër Xhafajt: Nuk je i qartë, puna jote

Llalla i përgjigjet ashpër Xhafajt: Nuk je i qartë, puna jote

Hamilton do të “shkojë në Hënë”, e lë F1 për t’u bërë astronaut

Hamilton do të “shkojë në Hënë”, e lë F1 për t'u bërë astronaut

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni