Komisioni Evropian ka filluar një procedurë shkeljeje kundër Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Hungarisë, sepse ata kanë arritur një marrëveshje me pesë vende të Evropës Juglindore për shkëmbimin automatik të të dhënave të ADN-së, gjurmëve të gishtërinjve dhe regjistrave të makinave.
Sipas mediave austriake, kjo është një marrëveshje e iniciuar nga Austri me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor me Ballkanin Perëndimor me qëllim luftimin e krimit ndërkufitar.
Komisioni Evropian ka arsyetuar fillimin e procedurës duke thënë se vetëm BE-ja ka kompetencën për të shkëmbyer informacione të tilla.
Prandaj, marrëveshja e lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohet shkelje e kompetencave ekskluzive të BE-së.
Marrëveshja midis katër vendeve të BE me Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Serbinë u nënshkrua në shtatorin e kaluar, gjatë presidencës austriake, si pjesë e një konference të ministrave të brendshëm të BE-së dhe shteteve të Evropës Juglindore në Vjenë.
Ministri i atëhershëm i brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, e përshkroi marrëveshjen si “një hap të madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, ekstremizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore”. /tesheshi.com/