Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prapaskenat tronditëse të një afere ruse: kush është gazetari i Tiranës që bashkëpunoi me njeriun e Putinit?

by te Sheshi
25/07/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Prapaskenat tronditëse të një afere ruse: kush është gazetari i Tiranës që bashkëpunoi me njeriun e Putinit?

Që prej mëngjesit, në median pro mazhorancës, siç është Shqiptarja.com është publikuar një investigim bombastik me autorësi të gazetarit Muhamed Veliu, i cili është edhe drejtori i lajmeve në Report TV, pjesë e grupit mediatik të Carlo Bollinos.

Në këtë investigim serviret një dokument shumë i fortë i shërbimit sekret shqiptar SHISH, ku theksohet se një nga njerëzit më të afërt i Lulzim Bashës, është kontakt i hershëm i shërbimit sekret rus.

Bolino ka kryer një veprim të fortë ndaj mediave të tjera duke u ndaluar riprodhimin e shkrimit, por gjithsesi asnjëra nga mediat apo qarqet e opinionit publik nuk po analizojnë këtë fakt të bujshëm.

Janë disa pikëpyetje që shtrohen pas artikullit të Muhamed Veliut.

Ai citon dhe ofron materiale të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat vetëm duke u publikuar përbëjnë një rast të forte e tronditës.

Vetë publikimi i këtyre materialeve që nuk janë marrë nga Arkiva e Shtetit, pra të jenë të deklasifikuara, përbën realisht një rast jo të lehtë.

Një material vëzhgimi i SHISH përbën sekret absolut, edhe kur deklasifikohet ai nuk arkivohet si i tillë por pjesë e përmbledhjes së fashikullit përkatës të hapur për këtë çështje.

Në shkrimin e Muhamed Veliut theksohet se një drejtues i një mediaje shqiptare të përditshme me inicialet E.L, që të gjithë ne e dimë se është Edi Lesi, ka bashkëpunuar me një “gazetar” rus, oficer i shërbimit sekret, madje dhe i ka marrë 500 dollarë amerikanë. Gazetari, pas ikjes si kryeredaktor i Koha Jonë u bë më pas këshilltar i Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, pra diplomat dhe më vonë këshilltar i kreut të PD-së.

Po pse doli ky fakt tani? Pse po sulmohet Basha, pikërisht pak muaj pasi ka larguar spin doctor-in më të rëndësishëm të tij? Kush ja ka dhënë dokumentet medias që e botoi dhe përse?

Janë pikëpyetje që natyrisht kërkojnë përgjigje normale dhe logjike.

Sipas atyre që përcjell Veliu, bëhet fjalë për një operacion të SHISH që ka përgjuar gazetarin, i cili e ka lidhur oficerin rus me përfaqësuesin e Shqipërisë në Kosovë në vjeshtën e vitit 2000, edhe ai një zyrtar i lartë sot në një ent mediatik shtetëror.

Duket hapur që materiali është tronditës. Por pyetja shtrohet: dokumenti rrodhi apo u ofrua? Cila ishte arsyeja e “rrjedhjes” dhe ç’do të ndodhë më pas?

Asnjëherë në mediat shqiptare nuk është publikuar një faximilje-shkresë e SHISH, i cili është i spupermonitoruar nga shërbimet perëndimore si CIA dhe shërbimi sekret i NATO-s.

Të gjitha lajmet që kanë rrjedhur nga shërbimi sekret shqiptar kanë kaluar nëpërmjet gotave të rrëkëllyera në ndonjë lokal pranë Kinostudios, por asnjëherë me letra, asnjëherë me shkresa.

Që SHISH ta bëjë këtë duhet shumë “tëmth”, pra siguri e plotë nga partnerët se nuk do t’i ndodhë gjë, por nga ana tjetër opozita nëse kërkon një komision hetimor për rrjedhje informacioni mund të shkaktojë skandal.

Ç’ka ndodhur? Duket bëhet fjalë për një “tym” që partnerët e SHISH kanë sugjeruar të ngrenë duke djegur disa letra të “lagura” që në fakt nuk përbëjnë ndonjë skandal të madh.

Nëse një spiun rus i kamufluar si gazetar është paguar për shërbimin, s’ka asgjë të keqe.

Por a ka gjë tjetër pas këtij shërbimi? Ç’ka ndodhur? Pse E.L u largua nga ounturage i Lulzim Bashës vetëm një muaj më parë?

E.L duhet të flasë, por në radhë të parë duhet të flasë media dhe politika më pas.

Media të bëjë analizën e plotë të këtij skandali të madh në të gjitha drejtimet. Edhe nëse ka ndodhur që ka pasur ndërhyrje apo lidhje shërbimesh ato s’mund të hidhen në pazar.

Por duket se bëhet fjalë për një material që shërben si shantazh në radhë të parë ndaj Lulzim Bashës, të cilit i është hapur edhe një aferë në bashkëpunim me rusët për rastin e lobimit në SHBA.

Dikush duhet të flasë, nga të gjitha palët. Por çështja është se media nuk bën investigim por vetëm publikon materialet e gatshme që i vijnë nga fast food-i i politikës.

Dy personat e përmendur në document, gazetari dhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Kosovë janë sot e kësaj dite emra publikë. Më e pakta duhet të pyeten, edhe publikisht…/tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Rama, mesazh opozitës në 2-vjetorin e votimit të reformës në drejtësi

Rama, mesazh opozitës në 2-vjetorin e votimit të reformës në drejtësi

Zjarret nga ateizmi i Tciprasit? Krerët e Kishës greke, “grindje teologjike” mbi arsyet e tragjedisë

Zjarret nga ateizmi i Tciprasit? Krerët e Kishës greke, “grindje teologjike” mbi arsyet e tragjedisë

Basha, kritika ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi: po heshtni kur duhet të flisni!

Basha, kritika ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi: po heshtni kur duhet të flisni!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni