Votimi i të enjtes mbrëma për Teatrin Kombëtar duket se ka patur dhe “incidente”, proceduriale e politike bashkë. Në rastin e parë, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo thotë se ai nuk ka qenë në sallë dhe se dikush tjetër mund të ketë votuar në vend të tij. Kjo pasi u aludua se ka patur rrjedhje votash nga opozita, në drejtim të mazhorancës.
Ndërsa TCH informon se në radhët e kësaj të fundit, ka qenë ministri Majko ai që nuk ka pranuar të votojë pro-prishjes së teatrit.
TCH kujton se me këtë veprim, ish-kryeministri socialist i ka qëndruar korrekt pozicionit të tij të para afro dy dekadave, ku dhe atëherë Rama si ministër Kulture, e ai si shef qeverie, donte të rrëonte godinën teatrore. As atëherë pra, Majko nuk ka pranuar ta miratonte këtë veprim. /tesheshi.com/