Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prapaskenat e telefonatës Merkel-Basha dhe arsyet e heshtjes së PPE-së ndaj “çadrës”

by te Sheshi
06/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Prapaskenat e telefonatës Merkel-Basha dhe arsyet e heshtjes së PPE-së ndaj “çadrës”

Janë mbushur mbi dy javë që nga instalimi i çadrës së protesës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku kërkohet apriori, prerazi, në mënyrë ultimative, pa asnjë diskutim, largimi i Ramës dhe formimi i një qeverie teknike, duke pretenduar se vetëm kështu do garantohen zgjedhjet e lira, arsyeja pra se përse opozita është ngujuar brenda saj.

Por ja që deri më tani Lulzim Basha nuk ka marrë ende ndonjë mbështetje relevante ndërkombëtare për aksionin e pazakontë mbi të cilin ka hije të forta dyshimi të argumentuara politikisht se ka të bëjë direkt me Vetingun.

Madje në të tilla raste, të gjithë sytë e veshët tek të huajt i kanë. Në narrativën e saj PD thotë se e ka mbështetjen, apo se ajo po rritet dita-ditës, por realisht, edhe për militantin më të përvëluar demokrat, kjo nuk është e vërtetë, të paktën ashtu siç realisht do ishte mbështetja. Dhe për mendjet e ftohta, edhe në qofshin brenda çadres, arsyet vështirë të mos kuptohen pse.

I vetmi ndërkombëtar që ka folur në çadër – dhe që ka peshë varësisht se si shihet politikisht – ka qenë ai i Jason Emert, kryetar i Bashkimit të Forumeve Rinore të partive të Djathta si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor Republikan në SHBA.

Partia Popullore Europiane, që është aleatja e Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare që e mbështet aksionin politik të PD-së, përkundrazi.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, partia e së cilës është më e madhja në PPE, në një dalje publike kritikoi Lulzim Bashën për gjuhën e dhunës verbale që shpalosi një javë më parë, ndërkohë që nuk foli për një mbështetje politike.

Ambasadorët e akredituar në Tiranë nuk kanë bërë asnjë takim në çadër, përveç ambasadorit italian, i cili nuk dëshiroi të lëshonte asnjë deklaratë; por që flitet se ka përcjellë sentimentet politike të Brukselit, pra padakortësinë rreth kësaj zgjedhjeje të opozitës. Reporteri i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein nuk pranoi të shkonte në çadër dhe përcolli mesazhe kundër saj; e po ashtu edhe Mogherini e takoi kreun e PD-së në kafenenë e Rognerit duke mbajtur të njëjtin qëndrim.

Ishte ky shkaku që pas takimit Lulzim Basha u fut në çadër dhe i cilësoi deklaratat e kryeshefes së diplomacisë së BE-së si “broçkulla”, duke e përkthyer edhe në anglisht-bullshit.

Po ç’ka ndodhur realisht, pasi kur PS-ja zhvilloi grevën e saj të urisë gati dyjavore, të paktën socialistët europiane i kishte me vete?

Pse as aleatët e vet nuk po e mbështesin Bashën?

Sepse, diplomacia, sidomos në nivel të lartë funksionon në rregulla të tjera.

Kështu për shembull, Lulzim Basha e ka përdorur një herë diplomacinë e aleatëve të tij pikërisht më 21 korrik, atëherë kur ndodhi dhe përpasja finale për Reformën në Drejtësi. Në atë kohë ishte Angela Merkel që e mori në telefon personalisht kreun e PD-së.

Vetë kryetari i PD-së foli publikisht se kishte pasur një telefonatë nga Merkel, ku tha se Kancelarja e ka falenderuar Partinë Demokratike për kompromisin.

Dhe kjo është vetëm njëra anë e medaljes; pasi në atë kohë, Kancelarja Merkel, dhe zyrtarja e lartë e DASH, Victoria Nuland, që erdhi personalisht në Tiranë, përdorën influencën e tyre për të negocuar në nivel të lartë me Bashën  dhe Ramën.

Ata e bindën Edi Ramën që t’i jepte PD-së një konçension garanci për të mos lejuar që mazhoranca mund të keqpërdorte më pas sistemin e Drejtësisë.

Dhe u la dakord që mazhoranca dhe opozita të kenë 50 me 50 ndarjen e komisioneve që zgjidhnin anëtarët e trupave të Vetingut.

Por ç’ndodhi më pas? Menjëherë pas kësaj PD-ja dërgoi në Kushtetuese ligjin e Vetingut, gjë që solli përplasjen më të madhe të Bashës me ndërkombëtarët. Dhe që atëherë ka pasur një “thatësirë diplomatike”, gjë që po vërehet tashmë dhe në ditët e protestës.

Edhe Basha realisht është në siklet ta telefonojë personalisht Kancelaren Merkel për të kërkuar mbështetje. Kjo për disa arsye.

E para, sepse kancelarja ia dha në korrik; e dyta pasi Berisha personalisht por edhe qarqe të PD-së kanë sulmuar vazhdimisht ambasadorët e Gjermanisë në Tiranë.

Ndërsa rasti flagrant me cilësimin e deklaratave të Mogherinit si “bullshit” pritet që të mos e përmisojë aspak situatën.

Por duhet thënë se faktor në këtë rast është edhe kërkesa e stekës së lartë për largimin e qeverisë aktuale, çka ka frenuar ndërkombëtarët. Ata nuk mund të negocojnë me Ramën për largimin e tij.

Por Basha kot nuk e ka vënë një kërkesë të tillë në rend të ditës, edhe pse po vuan shumë. Ai shpreson ende tek Meta dhe firimi i numrave të Ramës në Parlament si pasojë e heqjes së disa deputetëve prej Adriatik Llallës. Kjo pastaj është luftë politike e brendshme dhe nuk ka lidhje ndërkombëtarët. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
VIDEO/ Njihuni me kamionin e Volvos që shpenzon pak dhe nuk krijon zhurmë në qytet

VIDEO/ Njihuni me kamionin e Volvos që shpenzon pak dhe nuk krijon zhurmë në qytet

Vetingu, mblidhet konferenca e kryetarëve por PD e bojkoton

Vetingu, mblidhet konferenca e kryetarëve por PD e bojkoton

Murat Jashari flet për mosvizitat e krerëve të shtetit: ne nuk mbajmë inate

Murat Jashari flet për mosvizitat e krerëve të shtetit: ne nuk mbajmë inate

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni