Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prapaskenat e laptopit përgjues që bashkoi PD me LSI-në dhe ndryshimi i ligjit në 2012-ën

by Te Sheshi
16/05/2016
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Prapaskenat e laptopit përgjues që bashkoi PD me LSI-në dhe ndryshimi i ligjit në 2012-ën

Një skandal i ri është risjellë në skenë nga politika shqiptare sot, çka ka nxjerrë në pah një përplasje të fuqishme të PD-së me qeverinë, por edhe një përkrahje të LSI-së për argumentin e PD-së.

Aq shumë ka qenë kohezioni mes PD-së dhe LSI-së sa Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet mbi përgjimet për të cilat akuzohet prokuroria.

Por si është problem?!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status të tij në faqen e Facebook theksonte se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka përgjuar udhëheqës të lartë të shtetit duke përmendur Presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta, kryebashkiakun Veliaj, deputetin Koço Kokëdhima, por edhe ambasadorë e politikanë të tjerë.

Pas Berishës ka dalë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili ka akuzuar Tahirin zyrtarisht se po përdor në kundërshtim me ligjin një pajisje përgjimi të pacertifikuar.

Pas Nokës, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një intervistë në gazetën “Panorama” tha se ky është një skandal dhe duhet të hetohet.

“Nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar, duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës”, tha Luan Rama.

Ndërkaq, Ministri Tahiri, siç e vumë në dukje edhe dje, deklaroi në rrjetet sociale se “e keqja ka shkuar përtej opozitës”. Një referim i qartë për Prokurorin e Përgjithshëm dhe aleatin e tij LSI.

Ndërkaq, sot në mëngjes, Flamur Noka, nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë mblodhi komisionin dhe kërkoi raportin të të gjitha organeve që kanë të drejtë përgjimi.

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, mungon prej kohësh pasi ndodhet për kurim në Turqi.

“Nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës”, deklaroi Flamur Noka.

Deputetët e PS-së theksuan se nuk mund të bëhet kjo kërkesë tafti-bafti, kur ka nisur një hetim dhe s’mund të merret spunto vetëm nga lajmet e dala pa burim.

Pas kësaj PS ka lënë mbledhjen dhe në takim ka mbetur vetëm LSI dhe PD.

Por si qëndron realisht çështja e përgjimit?!

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, asnjë qytetar nuk mund të përgjoheshin pa vendim gjykate.

Në vitin 2012 u ndryshua ligji për përgjimet dhe u vendos që të përgjohen thjesht me një shkresë të Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas këtyre ndryshimeve u përcaktua që përgjimet nuk kryhen vetëm nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Shërbimi Informativ Kombëtar, por edhe nga Shërbimi i Kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Brendshme, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Policia Tatimore në Ministrinë e Financave dhe Policia e Burgjeve.

Në atë kohë opozita e atëhershme, sot mazhoranca, akuzoi Arben Imamin, Ministër i Mbrojtjes në atë kohë, se ka blerë në Izrael një pajisje përgjuese që përgjon jo vetëm deputetët e opozitës dhe gazetarët, por edhe ambasadorët e perëndimit.

Sot opozita bën të njëjtën gjë? Vetëm se akuza është kthyer mbrapsht. Por ndryshimi i ligjit ia ka dhënë Edi Ramës dhe Tahirit të drejtën e përgjimit…

Megjithatë çështja në këtë rast është më triller sepse bëhet fjalë për një pajisje që e përdor misioni Italian në ndihmë të policisë shqiptare INTERFORCE, i cili është ai që zbuloi në vitin 2001 grupin e kokainës me Sokol Koçiun në krye, por bëri edhe përgjimet në Lazarat. Madje një helikopter i INTERFORCE u qëllua në vitin 2004 në Lazarat, kur po merrte filmime nga plantacionet e drogës.

Megjithatë çështja e përgjimeve duhet të sqarohet një herë e mirë pasi në Shqipëri pushteti përgjon këto pa asnjë lloj rregulli dhe duke shkelur të drejtat elementare njerëzore. Madje kjo është bërë edhe me ligj./tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Tahiri flet për pajisjen e përgjimit: Bëjmë detyrën pa shkelur ligjin, s’kemi të tilla pajisje

Tahiri flet për pajisjen e përgjimit: Bëjmë detyrën pa shkelur ligjin, s’kemi të tilla pajisje

Vendi ku njerëzi i ndërtojnë shtëpitë mbi liqen

Vendi ku njerëzi i ndërtojnë shtëpitë mbi liqen

Sot dhe nesër mbahet në Vjenë konferenca e Paqes mbi Sirinë dhe Libinë

Sot dhe nesër mbahet në Vjenë konferenca e Paqes mbi Sirinë dhe Libinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni