Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë përcaktuar tashmë një shqetësim të qartë për rastin e blerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ajo u shfaq mes rreshtash në deklaratën e shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime”.
Ky ishte mesazhi amerikan; por burime të rëndësishme në agjencitë ligjzbatuese i thanë tesheshi.com se gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe para tyre, ka funksionuar një task-forcë e plotë policore për të ndjekur dhe ndërhyrë në ndaluar operacionet e blerjes së votës.
I gjithi është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili ka drejtuar dy grupet: operativin e marrjes së informacionit dhe atë të ndërhyrjes. Në këtë të fundit kanë qenë edhe pjesëtarë të forcave speciale elitë RENEA.
Siç mësohet, janë arritur që të zbulohen mbi 25 operacione flagrante të blerjes së votave nga Konispoli në Shkodër, të cilat janë finalizuar edhe me arrestime të rëndësishme.
Bujë kanë bërë në publik kapja e disa mbështetësve të LSI-së që punonin në administratën e shtetit, por ende nuk është bërë publike shumica e tyre dhe në procedurë e sipër janë gati kallzime të plota për protagonistët e këtyre operacioneve që janë filmuar, por që po operohet për mbledhjen e dëshmive.
Nga pikasja e shumicës së rasteve ka pasur edhe sjellje të rënda institucionale që kanë si protagonist Presidentin e zgjedhur Ilir Metën dhe eskortën e tij.
Operacioni i eskortës së Ilir Metës në Shëngjin të Lezhës tashmë është publikuar në të gjitha mediat, por ka mbetur ende në hije rasti i Kasharit, ku Meta me skortën e tij së bashku me 50 persona janë përballur në këtë zonë në dalje të iranës me një grup prej 300 mbështetës së Saimir Tahirit që i kanë dalë para dhe e kanë ndaluar të futet në fshat, pasi sipas tyre po ndaheshin para.
Në një lokal të njohur të zonës, vetë Ilir Meta është ulur e ka biseduar me protagonistë e pritës, që kanë qenë pjesë e grupit të Saimir Tahirit.
Në ditët në vazhdim pritet që të bëhen publike fakte të rënda të kësaj afere, që siç mësohet është dokumentuar e plotë.
Vetë LSI ka bërë të ditur sot se do të publikojë fakte të saj ku janë kërcënuar zgjedhësit, por nga ana tjetër mësohet së këto deklarata janë konsideruar më shumë shantazhe sesa ekzistencë e provave fakteve reale.
A do të ndikojnë këto fakte në të ardhmen politike të Presidentit të zgjedhur të Republikës Ilir Meta që betohet më 24 korrik? Le të presim. Por mundet që po. /tesheshi.com/