Numri dy i LDK-së, njëherësh kreu i Komunës së Gjilanit Lufti Haziri, vendosi të futet në vetëizolim, me drojen se mund të jetë infektuar nga koronavirusi.
“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.
Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.
Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.
Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.
Ju përqafoj shumë!”,shkri Haziri në FB.
Në një tjetër postim, ai thotë se “Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”. /tesheshi.com/