Në prag të një vizite në Moskë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vendosi të bëjë një “kafshim gjuhë”, më saktë të tërhiqte në një deklaratë të dikasterit të tij mbi zhvillimet në Mal të Zi, e kjo në funksion të zbutjes së gjuhës më Rusinë.
Fjala është për një deklaratë të ditëve të fundit të Departamentit të Shtetit, ku u përshëndeten disa dënime për rastin e një tentative për grusht shtetit në Mal të Zi, pas së cilit pretendohet të kenë qenë rusët.
Deklarata thoshte se Departamenti i Shtetit e mirëpriti verdiktin si “një fitore të qartë të sundimit të ligjit mbi një përpjekje të Rusisë për të minuar sovranitetin e Malit të Zi”.
“Nga përpjekja për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në tetor 2016, e cila është mbështetur nga Rusia, Mali i Zi ka ndërmarrë hapa të mëdha drejt integrimit në familjen transatlantike, duke u bashkuar me NATO-n në qershor të vitit 2017”, thuhej në deklaratë.
Megjithatë, Pompeo vendosi ta tërheqë deklaratën për shkak se, siç thuhet, duhet zbutur toni luftarak me Rusinë para vizitës në Moskë.
Ajo u quajt një “gabim” dhe menjëherë u hoq nga faqja e internetit të Departamentit të Shtetit. /tesheshi.com/