Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pozicionimi: shtetet e Gjirit përballë luftës në Ukrainë

Ç’qëndrime po mbajnë Kuvajti, Katari, Saudia, Emiratet…

by te Sheshi
04/03/2022
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 4 mins read
A A
Pozicionimi: shtetet e Gjirit përballë luftës në Ukrainë

Pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në zhvendosjen e qindra mijëra civilëve ukrainas të cilët kanë ikur nga granatimet, sulmet me raketa dhe forma të tjera brutaliteti.

Ndërkohë, shumica e rusëve po përballen me një realitet të ri për shkak të sanksioneve që synojnë vendin e tyre. Ndërsa ky konflikt është ndezur, askush nuk e di se kur dhe si do të përfundojë lufta, as se si do të duket Ukraina pasi të qetësohet situata. Megjithatë, pasojat për Lindjen e Mesme do të jenë të mëdha.

Gjashtë shtetet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) kanë aksione të mëdha në këtë luftë. Si vende që kanë historikisht lidhje të thella me Perëndimin, ndërsa në të njëjtën kohë kanë marrëdhënie të mira me Rusinë, liderët rajonalë po e shikojnë këtë konflikt nga afër.

Pavarësisht nga fakti se të gjithë anëtarët e GCC votuan në fillim të këtij muaji për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon pushtimin rus, monarkitë e Gjirit janë disi të ndara.

Nga njëra anë është Kuvajti, i cili më së shumti i ka harmonizuar pikëpamjet e tij për këtë luftë me fuqitë perëndimore që po luftojnë kundër Moskës. Muajin e kaluar, kur një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënoi Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës, Kuvajti ishte i vetmi vend arab në listën e 80 bashkëiniciuesvee.

Gjithashtu në të njëjtën ditë që Rusia nisi sulme të shumta, Ministria e Jashtme e Kuvajtit theksoi rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial dhe të drejtave sovrane të Ukrainës. Historia është padyshim një faktor kryesor.

“Për Kuvajtin, kujtimi i pushtimit të Irakut është forca shtytëse pas dënimit të tyre, sepse ata duan të vendosin një standard respekti për sovranitetin territorial në rajon,” tha Carolina Rose, një analiste e lartë në Institutin New Lines për Strategjinë dhe Politikën.

Lufta financiare

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani komentoi situatën në Ukrainë më 28 shkurt, para sesionit të 49-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Diplomati i lartë i Dohas bëri thirrje për “një dialog konstruktiv dhe një zgjidhje diplomatike të kësaj krize”, duke theksuar se Katari “respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se, megjithëse Katari ka mbrojtur sovranitetin e Ukrainës, Doha nuk i është bashkuar fuqive perëndimore që mbrojnë një luftë financiare kundër Rusisë. Duke zhvilluar lidhje më të thella me Rusinë në fushat e investimeve, infrastrukturës dhe turizmit, Katari dëshiron të shmangë “thyerjen e urave” me Moskën.

“Katari po përpiqet të tregojë se është një aleat i dobishëm për Perëndimin dhe se me të vërtetë e meriton titullin e aleatit kryesor jashtë NATO-s,” tha Ryan Bohl, një analist i Lindjes së Mesme në firmën e këshillimit të rrezikut Stratfor Rane. “Por vihet re se Katari nuk i bashkohet sanksionimit të drejtpërdrejtë të Rusisë, por i përmbahet mbështetjes retorike dhe diplomatike”.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë shumë më të kujdesshme në ruajtjen e neutralitetit. Ato po kthehen në lindje drejt Rusisë. Kina dhe India. Kjo do të thotë se në mes të konfliktit mes Perëndimit dhe Moskës, liderët në Abu Dhabit dhe Riadit do të kujdesen për të ruajtur ekuilibrin gjeopolitik.

Në vend që të kundërshtojnë Moskën, dy fuqitë arabe duan të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë përkrah atyre shteteve që kundërshtojnë presidentin rus Vladimir Putin. Një neutralitet i tillë mund të shpërblehet në kuptimin që investimet, siguria dhe lidhjet tregtare me Rusinë nuk ka gjasa të prishen nga një konflikt në të cilin ata sigurisht nuk do të ndërhyjnë.

“Është e qartë se Emiratet e Bashkuara Arabe tani janë në anën e Rusisë, duke shmangur ndërhyrjen e quajtur ‘luftë’, në një përpjekje për të mbajtur një nivel të lartë tregtie dhe për të vazhduar pozicionimin në qendrën tregtare dhe teknologjike rajonale”, tha Rose.

“Ne kemi parë një pozicionim të ngjashëm midis vendeve fqinje që gjithashtu duan të mbajnë një pozicion neutral. Mungesa e dënimit të ofensivës së Rusisë në Ukrainë është ndoshta edhe rezultat i zhgënjimit nga shumë shtete të Gjirit mbi Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit, me një tërheqje graduale ushtarake në rajon dhe lidhjet e ngrira politike”.

“Lidhjet e ngrira politike”

Kur bëhet fjalë për përgjigjen e Arabisë Saudite ndaj konfliktit, sfidat energjetike dhe tensionet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Princit të Kurorës Mohammed bin Salman janë pjesë e tablosë më të madhe. Nëpërmjet OPEC +, Arabia Saudite ka investuar shumë në partneritetin e saj me Rusinë, duke e bërë pragmatike që Riadi të shmangë antagonizimin e Kremlinit.

“Ndërsa Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini përpiqen për më shumë neutralitet, është pjesërisht çështje e shmangies së destabilizimit të tregut të naftës, duke pasur parasysh luftën e çmimeve të vitit 2020,” shpjegoi Bohl. “Ka të bëjë pjesërisht edhe mbajtjen e kontakteve dhe sigurimin e lidhjeve të mëtejshme me Moskën pasi lufta në Ukrainë të përfundojë në një mënyrë ose në një tjetër.”

Udhëheqja saudite nuk e ka harruar faktin se presidenti Joe Biden nuk po flet me trashëgimtarin e fronit. Putini po e shfrytëzon këtë, ndaj dhe tregoi respekt për MBS në samitin e G20 në Argjentinë në dhjetor 2018, kur udhëheqës të tjerë e shmangën atë pas vrasjes barbare të gazetarit Jamal Khashoggi. Kjo shpjegon pse Riadi nuk po i përgjigjet kësaj krize në një mënyrë që do të kënaqte Uashingtonin dhe do të zemëronte Kremlinin.

“Pyetja për sauditët(është):  çfarë marrin në këmbim nëse kundërshtojnë rusët duke mbështetur Amerikën?”, pyeti Andreas Krieg, një asistent profesor në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në King’s College në Londër.

 “Në këtë pikë, duke qenë se MBS nuk merr mbështetjen apo vëmendjen që do të donte nga administrata e Biden, nuk ka gjasa që sauditët të mbështesin qasjen amerikane pa asnjë lëshim nga amerikanët”. /tesheshi.com/

Related Posts

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës
Lindja e Mesme

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!
Lindja e Mesme

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Kushtet e Putinit për ndalimin e luftës: një, dy, tre, katër…

Kushtet e Putinit për ndalimin e luftës: një, dy, tre, katër...

Ku ngjan Putini me Millosheviçin?

Ku ngjan Putini me Millosheviçin?

Blinken: Nëse agresioni rus mbetet i pandëshkuar…

Blinken: Nëse agresioni rus mbetet i pandëshkuar…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

04/07/2025
Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

04/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni