Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Posta e Kosovës nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet e veta

by te Sheshi
21/05/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Posta e Kosovës nuk arrin t’i mbulojë shpenzimet e veta

Nga Bashkim Kastrati

Posta e Kosovës nuk është në gjendje të mirë financiare. Edhe pse është menduar se është në nga kompanitë që gjeneron më së shumti të hyra në Kosovë, kjo është ngatërruar për faktin se ajo quhej Postelekomi i Kosovës. Por që nga ndarja me Posttelekomin, Posta e Kosovës është duke operuar me humbje.

Posta nuk është përfshire asnjëherë në planet e privatizimit, por vetëm Telekomi që është shumë profitabil dhe kjo është edhe arsyeja e ndarjes.

Për më keq vitin e kaluar kjo kompani publike nuk ka mundur të realizojë as Planin e Biznesit, lidhur me planifikimin e të hyrave. Mbi dhjetë milionë euro i ka pasur të hyrat dhe mbi 13 milionë kanë qenë shpenzimet.

Sipas raportit të Postës së Kosovës që pasqyron të dhënat për performacën e ndërmarrjes, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet, planifikimi i të hyrave ka qenë 11 milionë e 749 mijë euro, ndërsa realizimi ka qenë 10 milionë e 659 mijë euro.

Diferenca në mes të planifikimit dhe realizimit është minus 1 milion euro ose 9 për qind më pak se planifikimi. Megjithëkëtë, realizimi i njëjtë i të hyrave në të njëjtën periudhë me vitin 2014 është për 6 për qind më lart.

Ndërkaq shpenzimet totale janë vlerë prej 13 milionë eurosh, duke përfshirë koston e mallrave të pashitura, shpenzimet operative, shpenzimet e të ardhurave personale, si dhe zhvlerësimin e mjeteve themelore, që janë për minus 9 për qind më të ulëta se planifikimi. Vetëm shpenzimet e personelit kanë qenë 9.2 milionë euro, ndërsa numri i stafit aktual të Postës është fiks 1000 punëtorë.

Edhe pse menaxhmenti i Postës së Kosovës pati marrë vendim për uljen e pagave, kjo ndërmarrje publike vazhdon të ketë paga tejet të larta krahasuar me pagat në shumë sektorë të tjerë në Kosovë.

Sipas të dhënave që publikohet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kur figuron pasuria dhe të hyrat e zyrtarëve të lartë publik, kryeshefi ekzekutiv i postës Sejdi Hoxha, në vitin 2015 ka deklaruar të hyra vjetore nga Posta në vlerë prej 37 mijë eurove, ndërsa një drejtor pagën vjetore e ka 26 mijë e 700 euro.

Kjo gjendje e Postës së Kosovës është edhe përkundër faktit se në vitin 2014 Shpenzimet që Posta e Kosovës i bënë në shërbimet postare, te njerëzit nëpër fshatra të largëta të Kosovës, i mbulon Qeveria e Kosovës. Kjo ishte bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajlit me drejtorin e PTK-së, Sejdi Hoxha, për shërbimet e rezervuara që PTK duhet t’i bëjë për qytetarët e Kosovës.

Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, ka thënë se nëse operatori publik postar ka humbje gjatë shërbimeve, Qeveria e Kosovës, e mbulon me një lloj subvencionimi, gjithmonë duke e kalkuluar koston e shpenzimeve të shërbimit të produktit dhe shërbimeve bazë që i kanë për ta dërguar atë dërgesë.

“Nëse dikush dëshiron ta dërgoj një dërgesë sot në Sharr, në fshatrat më të thella të Prizrenit ne jemi të obliguar si Postë e Kosovës që për 0.30 cent ta marrim atë dërgesë këtu në Prishtinë dhe ta dërgojmë në Sharr. Përderisa operatorët e tjerë privat nuk mund ta pranojnë një dërgesë të tillë, pasi që me 0.40 cent nuk mund ta dërgojnë një dërgesë të tillë, ndërsa ne si operator postar publik e kemi obligim që ti shërbejmë qytetarit dhe na obligon ligji ti kryejmë këto shërbime. Për këtë çështje Posta e Kosovës dëmtohet sepse harxhojmë 30 litra naftë deri atje dhe natyrisht që kjo marrëveshje e zbut gjendjen”, ka thënë Hoxha.

Posta e Kosovës përfiton nga kuponët fiskal

Një mundësi e mirë për të rritur të hyrat Postës së Kosovës i ka ardhur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Kjo e fundit pati filluar që të shpërblejë qytetarët që sjellin kuponët fiskalë në periudhë tremujore. Edhe pse fitimi është i vogël, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, shumë qytetarë janë duke i mbledhur kuponët fiskalë.

Kjo ka bërë që nëpër pika të ATK-së në kohën kur dorëzohen kuponët fiskalë të ketë tollovi të mëdha dhe për këtë arsye është arritur një marrëveshje me Postën e Kosovës që kuponët fiskal të dorëzohen përmes postës.

Për dërgimin e një zarfi duhet paguar 0.50 euro, ndërsa ka familje që dorëzon deri në 10 dhjetë zarfe për të përfituar sadopak.

Vetëm brenda periudhës gjashtëmujore, 76 mijë e 883 qytetarë kanë grumbulluar dhe kanë dorëzuar kuponëve fiskal në ATK. Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë Posta e Kosovës gjatë gjashtëmujorit të vitit të kaluar mund të fitonte rreth 154  mijë euro. Ndërsa në fillim të këtij viti është raportuar për rritje të interesimit të qytetarëve për të dorëzuar kuponët fiskal, që do të thotë se Posta do të fitojë një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, që ndoshta do t’i ndihmonte që të zbuste humbjet. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Gianni De Biasi publikon listën e Francës dhe përcjell një mesazh për 23 “çunat e tij”

Gianni De Biasi publikon listën e Francës dhe përcjell një mesazh për 23 “çunat e tij”

Nis vendosja e përmendoreve shqiptare në Shkup, kundërshtohet ajo e Pjetër Bogdanit: ka urryer muslimanët

Nis vendosja e përmendoreve shqiptare në Shkup, kundërshtohet ajo e Pjetër Bogdanit: ka urryer muslimanët

Ja cilat janë disa nga rrjetet sociale më popullore në të gjithë botën

Ja cilat janë disa nga rrjetet sociale më popullore në të gjithë botën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni