Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

RAPORTI/ Post-zgjedhjet europiane, BE damkos Rusinë për dezinformim

by te Sheshi
16/06/2019
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
RAPORTI/ Post-zgjedhjet europiane, BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet Komisioni Europian. Por gjurmët nuk të çojnë vetëm në Kremlin.

Ajo që autoritetet, partitë e aktivistët vunë re në zgjedhjet kombëtare në SHBA, Brazil apo Gjermani ka vazhduar edhe në zgjedhjet europiane në fund të majit. Grupime ekstremiste, parti dhe opinionbërës janë përpjekur që me informacione të rreme të përhapura në mediat sociale, të ndikojnë votueset e votuesit, shpesh me ndihmë nga Rusia. Në këtë përfundim arrin një raport i ndërmjetëm hetimor për “fushatat e dezinformimit”, që Komisioni Europian e paraqiti më shumë se tre javë pas zgjedhjeve europiane.

Ndikim rus

“Numri i fushatave që mund të identifikohen si burime ruse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar”, është shprehur komisioneri europian për Sigurinë në Internet, Julian King.

BE flet për rreth 1000 raste të dezinformimit me pjesëmarrje të burimeve ruse që nga janari i këtij viti. “Këtu nuk bëhet fjalë për ‘big-bang’, pra sulme të mëdha hakerësh, por për fushata të vogla të prera sipas përfytyrimit të grupit të shënjestruar”, thotë komisionerja e BE për Drejtësinë, Vera Jourová.

Në Poloni për shembull, faqja online Sputnik ka përhapur informacione, sipas të cilave Polonia është më keq ekonomikisht, se në kohët e komunizmit. Përveç kësaj, është ngritur pretendimi se presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të nxjerrë disa vende nga BE – thuhet në raportin paraprak të Komisionit Europian.

BE vëren se janë fushata që nga ana përmbajtësore janë të afërta me idetë e Kremlinit. Por ne nuk jemi shërbim sekret, dhe nuk kemi të dhëna të drejtpërdrejta”, thotë eurokomisioneri King. Ai nuk mund të pohojë e as ta hedhë poshtë, nëse fushatat kanë lidhje direkte me shtetin rus. “Kjo mund t’iu zhgënjejë ju, por ne jemi të kujdesshëm në nxjerrjen e konkluzioneve.”

Reklamë e fshehur

Ajo që të bie në sy është numri i lartë i faqeve online dhe profileve në mediat sociale, që bëjnë fushatë kundër migrantëve dhe Islamit –  thuhet në raportin hetimor për zgjedhjet europiane. Në Spanjë për shembull u zbulua një rrjet i organizuar i profileve false në tëitter, që në mënyrë të automatizuar mbështeste #hashtag-e negative për Islamin.

E gjitha ka ndodhur në rrethet e partisë populiste, Vox, thotë komisioneri Julian King. Në Gjermani, reklama zgjedhore e partisë populiste AfD nuk identifikohej shpesh si e tillë – thotë KE.

Televizioni gjerman ARD informoi para zgjedhjeve se robotë automatikë e dërgojnë mijëfish reklamën e AfD-së tek përdoruesit, pa e shenjuar si të tillë.

Rregullim i koncerneve?

Koncernet e mëdha të internetit – Facebook, Google e Twitter janë përpjekur t’i përmbahen “Kodeksit për punën praktike”, por kjo nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme –  kritikon komisionerja Vera Jourová.

“Miliona profile false të zhvilluara nga kompjuteri, të ashtuquajtur bots, janë mbyllur. Por duhet të bëhet më shumë, për të zbuluar ato që janë fake news.”

Facebook madje ngriti një qendër të posaçme për të zbuluar fushatat dezinformuese. Në fund të këtij viti, vendet anëtare të BE do të vendosin nëse ujditë e arritura me platformat  e komunikimit të internetit mjaftojnë, apo nëse nevojiten rregullime ligjore.

Gënjeshtra nuk penalizohet

“Ata që përgatisin fushatat dezinformuese ndryshojnë vazhdimisht taktikën e tyre, ne duhet të veprojmë po ashtu”, paralajmëron komisioneri Julian King. Vigjilenca e vazhdueshme dhe lufta e pandalur kundër “fake news” janë një normalitet i ri dhe jo raste përjashtuese – thotë ai.

Radikalizimi i vazhdueshëm i debateve dhe shpërndarja e grindjes dhe pakënaqësisë duhet të zbulohen. Nuk bëhet fjalë për të kufizuar lirinë e shprehjes në internet, thotë komisionerja – Jourová, por për të sqaruar.

Si vepra penale konsiderohen vetëm ato përmbajtje që propagandojnë urrejtjen, terrorizmin, dhunën seksuale, pornografinë me fëmijë. “Gënjeshtrat në vetvete nuk janë ilegale”, thotë Jourová.

Komisioni Europian publikon në faqen e tij çdo muaj një raport të hapur për fushatat e zbuluara të dezinformimit.

Marrë nga DW

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin
Bota & Rajoni

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës
Azia

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025
Next Post
Asnjë e papritur, Kadri Veseli rikonfimohet në krye të PDK-së: ne, shembull dhe për opozitën

Asnjë e papritur, Kadri Veseli rikonfimohet në krye të PDK-së: ne, shembull dhe për opozitën

Krimi në Londër, Trump sulmon sërish Khan: Sadik, ik!

Krimi në Londër, Trump sulmon sërish Khan: Sadik, ik!

Distafa e radhës: Messi vijon të “mos njihet” me Argjentinën, turpërohet nga Kolumbia (video)

Distafa e radhës: Messi vijon të "mos njihet" me Argjentinën, turpërohet nga Kolumbia (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni