Rama e Meta, njëri kryeministër e tjetri president, replikuan në distancë, e kjo orë pas një shfaqjeje të kreut të shtetit në Opinion, ku sërish ofroi deklarime e skena të diskutueshme.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkroi i pari i qeverisë.
Ju përgjigj njeriu në presidencë, duke i thënë:
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në Opinion me kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.
Transparenca e vetmja rrugë!
Dil në përballje ose largohu!”, shkroi Meta. /tesheshi.com/