Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

POST-MORTUM/ Debati i munguar mbi Moikomin: njeriu i shumë veprave…pa “asnjë vepër”!

by te Sheshi
18/06/2020
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
POST-MORTUM/ Debati i munguar mbi Moikomin: njeriu i shumë veprave…pa “asnjë vepër”!

Prej ditësh ka lënë këtë botë Moikom Zeqo, një emër ku në vite u përzie në identitetin e tij kahmbajtja e majtë në politikë, me një formim të tillë që në rininë e hershme, me të atë njeriut të letrave. Me një varg cilësimesh nekrofile, ai u quajt dhe erudit, veç atij si studiues, poet, shkrimtar etj.

Vlerësimet mbi të post-mortum kanë qenë pa asnjë debat, siç dhe sa qe gjallë nuk ngjalli debat. Zeqo nuk kishte asgjë prej kontraversi, siç fjala vjen i ikuri para tij, Maks Velo, apo ndonjë tjetër më parë. Por ishte padyshim paradoksal, siç po janë dhe vlerësimet mbi të. Të ngërthyera në gjuhë klisheiste, që nga të mëdhenjtë e letrave, Kadare apo Qose, me përjashtim të stilistikës kurrë të mërzitshme të Ardian Vehbiut, e deri te pesha të vogla publike, i ndjeri Zeqo i ka futur në një kurth të gjithë ata që po shkruajnë kortezialisht mbi të. Dhe ka një detaj që kompromenton gjithë ditirambet që po i bëhen: veçimi i një vepre simbol që ai la. I renditen 60 vepra, të lëmejve të ndryshëm, por nuk i veçohet asnjë prej atij lloji që fiton popullaritet, qoftë dhe mes elitave në mos në popull. Nuk ka, nuk ekziston. S’mund të gjendet shembull ku një eurudit, lvërues i disa gjinive, të mos ketë qoftë dhe një vepër referenciale me vokacion të preferencës unike publike. Ato ose ajo vepër, mund të jenë të diskutueshme, mund të kenë ose ketë ithtarët apo kundërshtarët, por gjithsesi ekziston dhe fiton një status monumental në kohë dhe hapësirë. Një të tillë, i ndjeri Zeqo nuk e ka. Dhe ky është debati që ai ha mbi punën e tij, pasionet që e karakterizuan, atë ç’la pas.

Vitet e fundit, ai u mbajt në jetë – jo atë fizike – vetëm nga interesi mediatik i një gazete të majtë për ta patur prezent. Por gjithë sa thoshte, kishin një eco anemike. Thënë thjesht, nuk ngjallte debat, nuk ngacmonte. Më thjesht akoma, nuk impresiononte. Dhe realisht, ai ka qenë figura më pak ose aspak impresionuese e letrave shqipe, në krijimtari letrare apo studimore. E ftonin të fliste për politikë, atë të ditës, meqë gëzonte dhe statusin e të qënit ish-deputet apo figurë e PS-së, por ai kurrë as nuk prodhoi politikë dhe as qe zë referencial në politikë. Ai mbeti periferik në të e do ishte krejt anonim nëse nuk do kishte njohje publike nga protagonizmi letrar. Ndaj dhe natyrshëm, në vitet e pushtetit të PS-së, iu dhurua e morri atë që ishte më afër tipologjisë së tij; drejtimin e Muzeut Kombëtar. Dhe mbetet pa shpjegim zelli gazetaresk i viteve të fundit për t’i vjelur mendim intelektualo-politik mbi politikën, ku që të dyja i ka të diskutueshme, politikën më të padiskutueshme, si një i pazë në të; thënë më butë, që s’qullosi kurrë në të. Nuk është ndonjë mëkat, sigurisht. Mëkat në këtë rast është qasja pa kriter apo me kritere të bëra lëmsh, në vlerësimin e një figure publike. Kjo në përgjithësi. Në veçanti, i ndJeri Moikom ha vërtet debat, një debat pra i munguar, mbi atë që ai bëri shumë vepra, njëherësh pa lënë asnjë vepër.

I dehur nga një lloj etnocentrimi i pashërueshëm, shumë punë të tij binin era naivitet tipik shqiptar, ndonëse shprehur me gjuhë të koklavitur e mitizuese, patjetër dhe filozofuese, por gjithëherë fantazuese, sipas të cilit e gjitha bota, me ç’ka brenda, përshkohet nga rrënjë shqiptare. Kjo është pak a shumë lënda përmbajtësore e të ndjerit. E nuk është se nuk njihet ky fenomen, a kjo sëmundje, edhe te koka të tjera të euridicionit shqiptar. Siç njihet gjithashtu, fenomeni tjetër i shtrirë në kohë e hapësirë te njeriu, paradoksal po ashtu, i të thënit të shumë gjërave, pa thënë njëherësh asgjë.

Ose ose, siç kemi mEndjet e vyera të historisë së njerëzimit, që edhe pse të tilla në forcë mendimi, kahjen e mendimit e kishin më e pakta të padobishme, më e shumta të dëmshme e me pasoja. Në këtë pikë, i ndjeri Moikom nuk përbën asnjë rrezik. M’u prej paradoksit të tij romantik: ka qenë emër por jo vepër! /tesheshi.com/    

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Vettingu shkarkon të venë e Azem Hajdarit: s’përligji dot pasurinë, reagon Rudina

Vettingu shkarkon të venë e Azem Hajdarit: s'përligji dot pasurinë, reagon Rudina

Bie dhe Mali i Zi: “Kampionit të Europës” pa koronavirus i rikthehen infeksionet

Bie dhe Mali i Zi: "Kampionit të Europës" pa koronavirus i rikthehen infeksionet

Turqi: kur tifozët e Gallatës i “lë mendja” në derbin me Fenerin (video)

Turqi: kur tifozët e Gallatës i "lë mendja" në derbin me Fenerin (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni