Në mbarë Puerto Riko-n, nuk ka energji elektrike. Ushqimet janë të pakëta. Nuk ka mjaftueshëm ujë për të pirë, le më pastaj për të larë. Reportazhi i CNN sjell jetën në ishullin e goditur nga uragani ndërkohë që administrata e Trump po akuzohet se nuk po ndihmon aq sa duhet…
Një javë pasi uragani Maria e shkatërroi Puerto Rico si një stuhi e kategorisë së katërt, situata nuk është më mirë. Në shumë mënyra, është duke u përkeqësuar. Spitalet, që duhet të kujdeseshin për njerëzit në fakt nuk janë në gjendje të sigurojnë shërbime.
Në Qendrën Mjekësore Canovanas, mjekët po përballen me një mungesë furnizimesh. Dr.Norbert Seda tha se atyre po i mbaronte karburanti për gjeneratorin dhe u kishin mbetur vetëm dy ose tre ditë rezerva ilaçesh dhe furnizimesh.
Ndërkohë që banorët ishin përgatitur për ardhjen e stuhisë dhe në mënyrë të mëshirshme vetëm pak u vranë në mënyrë direkte nga stuhia, nevoja për shërbime mjekësore po rritet. “Ne kemi parë shumë trauma,” tha Seda. “Ne kemi nevojë për medikamente, antibiotikë, doza të tetanozitm, për ilaçe hipertensioni”.
Ai akoma nuk është ndeshur me njerëz që vdesin për shkak të mungesës së energjisë dhe furnizimeve, por mendon se dhe kjo mund të vijë.
“Kur ka mungesë të ujit dhe probleme me kanalizimet, do të bëhet e dukshme. Në e presim diçka të tillë që të ndodhë”.
Mungesa e karburantit është problemi kryesor në San Jorge Children’s Hospital në San Juan, sipas drejtorit të saj ekzekutiv, Domingo Cruz Vivaldi.
“Ne jemi duke u përballur me një krizë tani. Spitali ka nevojë për naftë çdo ditë, të paktën 2.000 litra në ditë. Dje, na ka mbaruar nafta në orën 6 dhe kemi qenë pa energji elektrike në spital nga ora 6 deri në orën 2 pasdite. Tetë orë pa energji elektrike”.
Pa energji elektrike, makinat për shpëtimin e jetës si ventilatorët duhet të punojnë në sajë të energjisë rezervë për rastet e emergjencës.
Frika për të ardhmen po përhapet përgjatë gjithë Porto Rikos.
Mjerimi po ndjek nga pas çdo një nga 3 milion amerikanët e atjeshëm. Kryebashkiaku i San Juan Carmen. Yulin Cruz sheh një nevojë në rritje për ndihmë për të gjithë njerëzit e dëshpëruar, numri i të cilëve po vjen gjithnjë e më në rritje.
“Ne po gjejmë pacientë me dializë që nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë ofruesit e tyre. Ne po na duhet t’i transportojmë ata në kushte afër vdekjes”, tha kryebashkiaku. “Ne po gjejmë njerëz, rezervat e oksigjenit të cilëve po mbarojnë, sepse gjeneratorët tanë të vegjël tani nuk kanë naftë”.
Më alarmuese janë mesazhet SOS, tha ajo, “ata që thonë: ‘A mund të më dëgjojë dikush?’ Ata që thonë “Unë nuk kam më ushqim, ose unë jam në rrugë”.
Cruz dhe ekipet e saj janë në rrugë duke u përpjekur për të gjetur njerëzit më në nevojë. Por në malet në jug të qytetit të saj ndihma ka më pak gjasa të vijë.
Veteranit të luftës, Miguel Olivera, i kanë mbetur më pak se dy ditë furnizim insuline, e cila i shpëton jetën. Por edhe kjo sasi mund të prishet në frigoriferin e tij që nuk punon për shak të mungesës së energjisë.
Kryebashkiaku i qytetit të tij, Javier Garcia beson se ndihma do të vijë nga kontinenti dhe qeveria federale. Pyetja është kur? Dhe a do të jetë tepër vonë për Olivera-n dhe të tjerët?
Aeroporti kryesor në San Juan është i prishur, mezi funksionon. Ata që janë atje, mezi presin t’i shpëtojnë terminalit të mbipopulluar dhe pa ajër të kondicionuar. Të martën, u planifikuan vetëm 10 fluturime.
Tryezat e check-in ishin të mbushura me njerëz që prisnin në linjë, duke shpresuar për një fluturim nga ishulli. Freskueset punonin, por nuk freskonin askënd. Udhëtarët shpresëplotë, u ulën në karriget në rradhë, ndërkohë që të tjerë u shtrinë aty pranë, duke i përdorur valixhet si jastëk. Një nënë përkundte karrocën para dhe mbrapa në një përpjekjë për të venë në gjumë të voglin e saj.
Presidenti Donald Trump tha të martën se po dërgohej ushqim dhe ujë për në Puerto Riko dhe shtoi se ai do të vizitonte ishullin javën e ardhshme.
Derisa ndihma të mbërrijë, Garcia dhe shokët e tij në Aguas Buenas po i kthehen mënyrës më të vjetër të jetesës; të çajnë arrat e kokosit për të siguruar ushqim dhe të mbledhin ujë nga rrëkejtë e maleve. Por kjo mund të zgjasë për fare pak.
Ndihma e shekullit të 21-të është e nevojshme për shumë njerëz, si Miguel Olivera, të cilët mbështeten në ilaçe. Dhe gjendja lehtësisht mund të përkeqësohet, sëmundjet që mbartin mushkonjat si Zika dhe ethet e Dengutit janë frikëra shumë reale këtu.
Një kullë e madhe e energjisë elektrike, që u rrëzua në Aguas Buena ka nevojë që të vihet në vend me anë të një helikopteri. Ky është një problem shumë i qartë. Por rrjeti i energjisë elektrike në Porto Riko ka qenë një lëmsh i vërtetë edhe përpara stuhisë, ndaj do të duhen muaj, disa muaj, që energjia të rikthehet në të gjithë ishullin.
Gjeneratorët tani janë thelbësorë dhe thelbësore për ta është benzina. Stacionet e benzinës rreth San Juan kanë një farë furnizimi, por kërkesa është e madhe. Rradhë të gjata të automjeteve radhiten afër pompave dhe burrat me kanaçe plastike të kuqe të gazit presin deri në 6 orë, duke shpresuar që të marrin disa gallona të çmuar. Rradhë të tilla të ngjashme rriten jashtë çdo dyqani të hapur ushqimor dhe kudo që ka akull.
Është e nxehtë. Dhe ka lagështi. Parashikohet të bjerë shi më vonë këtë javë, por nuk pritet që ai ta freskojë mjaftueshëm vendin. Udhëheqësit e Porto Rikos dhe shumë nga njerëzit e saj thonë se janë njerëz të fortë, do të mbijetojnë, do të rindërtojnë. . . Por shenjat e dëshperimit kanë filluar të shfaqen.
Nga ajri mund të shohësh njerëz përgjatë autostradave, që kontaktojnë, që kërkojnë sinjal për telefonat e tyre. Përmbytjet, mbeturinat nga stuhia dhe mungesa e pushtetit gjithnjë e pranishme nënkuptojnë se një bisedë e shpejtë telefonike mund të jetë lidhja e tyre e vetme me pjesën tjetër të ishullit për disa kohë.
E njëjta luftë e dukshme në Quebradillas po ndodh në të gjithë Puerto Rikon.
Qyteti Utuado pësoi disa vdekje gjatë stuhisë dhe pa shtëpitë të shkatërruara komplet. Rosario Heredia humbi shtëpinë e saj. Ajo është diabetike dhe sapo kishte bërë një operacion. Ajo është ende atje, duke shpresuar për ndihmë, nga dikush. Por deri më tani askush nuk ka ardhur.
Tani ky komunitet prej 30,000 vetësh po i drejtohet një tubi, që sjell ujë nga një burim malor përgjatë autostradës, për të siguruar ujin e nevojshëm.
Harry Torres tha se ai ujë është gjithçka që kanë për pastrim dhe konsum deri sa të vijë ndihma. Ai dhe bashkëqytetarët e tij janë vetëm “duke u përpjekur të mbijetojnë”.
“Ne jemi të dëshpëruar”, tha Torres.
Situata është e tmerrshme për ata që as nuk mund të shkojnë deri tek ai ujë i rrjedhshëm. Stuhia solli këtu rrëshqitjet, duke i lënë në pamundësi për të shkuar në autostradë për shkak të rrugëve të bllokuara ose mungesës së gazit. Lydia Rivera ka dy makina, por nuk ka gaz dhe ndaj nuk mund të shkojë deri tek ai tub për të siguruar ujë. Tani ajo po përpiqet të mbajë dy nipërit e saj të gjallë me një racion biskotash të kripura dhe të mbijetojë falë ujit të shiut.
Në Yauco, tashmë një qytet i largët, të gjitha rrugët janë të bllokuara. Mënyra e vetme për të është ngjitja e një kodre dhe mbi shumë pemë të rrënuara.
Prodhuesit e kafesë, Gaspar Rodriguez dhe Doris Velez, kanë humbur gjithçka për të cilën kanë punuar. Por shqetësimi më i madh tani është se si do të mbijetojnë.
Ata janë në nevojë të dëshpëruar për ushqim. Pjesa më e madhe e asaj që kanë është prishur.
Në Yabucoa, e cila mori një goditje të drejtpërdrejtë, nuk ka energji dhe banorët thonë se ata kanë qenë gjithashtu pa ujë të pastër për ditë. Ushqimi i pakët në qytet po ndahet mes fqinjëve.
Çdo pjesë e Porto Rikos mori një goditje. Nga ajri duket ngjyrë kafe, nuk është më ajo e gjelbërta karakterizuese e ishullit tropikal.
Asgjë nuk është normale dhe nuk është e lehtë të parashikosh se kur do të kthehet ndjenja e normalitetit, duke filluar nga hapja e shkollave deri te spitalet që duhet të janë në gjendje të kujdesen për të sëmurët. Miliona nuk e dinë kur do të jenë në gjendje të marrin ujë nga çezmat e tyre, ose me anë të një veprimi të thjeshtë të kenë ajër të ngrohtë ose të ftohtë.
San Juan rezident Sebastián Pérez i tregoi CNN se si ai mbijetoi pa ujë të freskët dhe energji. Frigoriferi i tij është i padobishëm për të mbajtur diçka të ftohtë dhe ai nuk e ka ngarë makinën e tij që nga stuhia, duke dashur të ruajë gazin për emergjenca.
“Çështja e ushqimit po bëhet disi e frikshme,” tha ai. “Po përpiqem të përdor sa më pak.” “Sepse nuk e di kur do të përmirësohet gjendja.”/tesheshi.com/