Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Post-Festival: i padiskutueshmi Ad Krasta dhe e shumëdiskutuara këngë fituese

by te Sheshi
25/12/2017
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Post-Festival: i padiskutueshmi Ad Krasta dhe e shumëdiskutuara këngë fituese

Nga Ermir Hoxha

Sot, as cilësia muzikore e tekstuale nuk është ajo e djeshmja, e po ashtu as debatet për Festivalin tradicional të këngës, atë të në RTSH, pothuajse nuk ekzistojnë; veç rasteve kur ka ndonjë skandal, siç një vit më parë, me dy prezantues ku thërret qameti.

Ka shumë faktorë kompleks për këtë, por ky i sivjetshmi, i 56-ti, ishte një sinjal se kohërat e arta mundet të kthehen, edhe me një treg pothuajse të degraduar.

E para, mjafton dhe ndër më kryesoret, ta kesh gjithnjë Adi Krastën pjesë të saj. Sot, Krasta nuk është thjesht një prezantues i talentuar.

Performanca e tij gjithnjë e gjallë, e freskët, më një sharm artistik të pakonkurueshëm, është aseti më i madh që vitet nuk e kanë zhbërë dot. Ka shumë si ai, në fusha të ngjashme, kapitale njerëzore mediatike të ardhura nga vitet ’90 që sot nuk kapërdihen dot nga shpërfytyrimi; ndërsa Krasta, sidomos për spektakle të këtyre përmasave e të këtij niveli, mbetet gjithnjë befasues, gjithnjë një zbulim për të mos u humbur. Çfarë mund të çalojë në një komponente, e kompenson ai.

Ndër shkëlqimet e festivalit të sivjetshëm të tij, ishin minutat me Riccardo Coccante. Një komunikim e më pas një duet intepretimi që i dha një nur të munguar prej kohësh festivaleve tona në RTSH. Vetë Krasta, mbetet lloji i këngës gjithnjë për t’u dëgjuar, ku vitet nuk e zbehin aspak. Ndaj, përballë tij, të gjitha eksperimentet me lloj-lloj risish njerëzore në prezantim, me ndonjë përjashtim si ai i Pandi Laços, kanë rezultuar e do rezultojnë fiasko të gjalla. Mjafton Krasta, që ka dhe risinë përveç traditës.

Dhe dalim tani tek ajo që në të vërtetë është për t’u diskutuar: kënga fituese.

Çka ka qenë më ulëritëse në festivalet e viteve të fundit, ka të bëjë me këngën, më këngën mirëfilltazi si produkt artistik, ku futet vija melodike, teksti, orkestrimi dhe intepretimi. Askush nuk do mundet të kujtojë sot ndonjë këngë festivali mbetur në memorie. Muzikë e sforcuar e tekste bajate, ato kanë shërbyer vetëm si një mesazh i krizës së rëndë të artit muzikor shqiptar.

Eugent Bushpepa që fitoi çmimin e parë, ishte një lloj balade që bartte fragmente cilësore, sidomos në intepretim, por varfëri në vijën melodike, e atillë që identifikohej vetëm pas 4-5 dëgjimeve. Edhe teksti, herë qartësohej e herë zhurmohej, për të mos qenë i plotë në kthjelltësinë ë e dëgjueshmërisë, deri në kuptimin e plotë të fabulës. Nëse provohej t’i hiqej orkestra, ajo që mbante dhe peshën më të madhe imponuese, vështirë se do dilte diçka vërtet e bukur thjesht me një intepretim vokal.

Nuk ndodhte kjo me tjetër baladë, ndoshta më e arrira e festivalit: “Piedestal”, intepretuar nga Inis Neziri, një ish-fituese e “Gjeniut të Vogël”, një gjeni vërtet, pse jo, me përmasa botërore në talentin dhe aftësinë vokale.

Dhe më pas vjen “E dua botën” e Artemisa Mithit. Ishte këngë e kompozuar nga i madhi i traditës së festivaleve, Flamur Shehu, e me tekst të Agim Doçit. Të kesh një kompozim të Flamur Shehut sot, është njësoj si të kesh dhe të Agim Krajkës apo të të ndjerit Aleksandër Lalo. Dhe Shehu nuk e kishte tradhëtuar veten. Kishte ofruar një produkt pentagrami që u ka munguar prej vitesh festivaleve tona. Një kompozim që i kishte të gjitha: ëmbëlsinë, trishtimin e lehtë, melankolinë, entuziazmin me kreshendon e tij të njohur, shoqëruar nga një fabul tekstuale plot mesazh, që përcillej pastërtisht me çdo gërmë, nga goja e këngëtares e deri te veshi i dëgjuesit. Kjo e fundit, Artemisa Mithi, një lloj kokete që i shkonte për bukuri gjithçkaje, gjithçkaje në masën e duhur, pa asnjë sforco, asnjë teprim, me një harmoni në perfeksion të çdo komponenteje, përfshirë dhe pamjen dinjitoze të saj, në veshje e gjestikulime. Ekzistonin të gjitha arsyet e logjikës artistike për ta marrë ajo çmimin e parë, por siç duket e ndoqi fati i motrave Libohova me kompozimet e Krajkës dikur: kënga më e mirë që nuk merrte kurrë çmimin e parë!

Dhe diçka për skenografinë: ishte diçka nga e cila mund të thuhet “Mirësevjen në Shqipëri Eurosong”. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Recetë e veçantë për patatet në furrë

Recetë e veçantë për patatet në furrë

Janullatosi-shqiptar, akti i Metës vlerësohet dhe në PS

Janullatosi-shqiptar, akti i Metës vlerësohet dhe në PS

E dinit se leximi na bën edhe më të lumtur?

E dinit se leximi na bën edhe më të lumtur?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni