Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Post-Biden në Kosovë, analistët dhe opozita: ja si duhen kuptuar deklarimet e zëvendësit të Obamës

by te Sheshi
18/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Post-Biden në Kosovë, analistët dhe opozita: ja si duhen kuptuar deklarimet e zëvendësit të Obamës

Nga Blendi Gashi

Zv. presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Kosovë dha mesazhe të prera për politikën kosovare.

Edhe pse pushteti dhe opozita një ditë para vizitës së Biden theksuan se ky i fundit nuk vije për Demarkacionin, zyrtari i lartë amerikan dha mesazhin e tij edhe për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për çka tha se janë punë që duhet kryhen.

Megjithatë, në  konferencën e përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, zv.presidenti amerikan, u ndal tek kanceri që ka kapluar vendin, pra, tek korrupsioni, për çka tha se shteti nuk mund të ec përpara pa u luftuar kjo dukuri negative.

Thaçi dëshiron të ratifikohet Demarkacioni, jo Amerika!

Vizita e numrit dy të Amerikës, u cilësua historike si nga mazhoranaca, opozita dhe analistët.

Por, opozitarët dhe njohësit e rrethanava politike në vend, thonë se zv. presidenti Biden nuk kërkoi që Demarkacioni të ratifikohet në formën aktuale siç është, por kërkoi që ky proces të kryhet pa caktuar ndonjë kohë.

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje nuk ndërron qëndrim, duke e cilësuar marrëveshjen aktuale të Demarkacionit si të dëmshme për vendin, përderisa drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s thonë se janë që shënjimi i kufirit me Malin e Zi të bëhet, mirëpo jo në formën siç po dëshiron qeveria “Mustafa”.

frasheririSekretari për media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, thotë se deklarata e Biden, nuk e minimizon faktin se Demarkacioni dhe Asociacioni janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve.

“Ne mendojmë që Amerika e ndjek rrymën institucionale, Biden vjen, rri dy ditë, por pasojat mbetën këtu. Ai që dëshiron që këto marrëveshje të kalojnë sa më parë është Thaçi, e jo Amerika. Për Thaçin, Demarkacioni e Asociacioni është projekt personal pasi ai është i gatshëm të shes gjithçka publike”, ka thënë Krasniqi, për tesheshi.com.

Kurse, sa i përkdet deklaratave të Biden për luftimin e korrupsionit, zëdhënësi i VV-së thotë se krimi e korrupsioni nuk mund të luftohen me Thaçin e Veselin.

“Biden foli shumë për luftën ndaj korrupsioni, është interesante se njëri nga njerëzit që është person kyç i krimit, është Thaçi me të cilin ishte në takim. Krimi dhe korrupsioni në Kosovë, nuk mund të luftohet me Thaçin e Veselin që qëndrojnë në kokën e krimit dhe kjo po dëshmohet edhe përmes skandaleve të fundit”, ka deklaruar Krasniqi, për tesheshi.com.

arifiAvni Arifi, zyrtarë i lartë në AAK thotë se është e pritshme dhe e kuptueshme që SHBA-të përkrahin zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Sa i përket kërkesës së Biden që Demarkacioni të përkrahet, Arifi thotë se edhe partia e tyre është për ratifikim por jo në variantin që e ka bërë qeveria.

“Kjo marrëveshje është me rëndësi dhe duhet të ratifikohet atëherë kur adresohen shqetësimet serioze dhe korrigjohen gabimet. 
Kurse, për Asoaciacionin, mos të harrojmë se kjo qeveri ka bërë shkelje kushtetuese dhe ata që kanë bërë shkelje duhet të përgjigjen.
 
Ndërsa, a i përket mesazheve të Bide për luftën kundër korrupsionit, akterët kryesor janë pikërisht Thaçi si dizajnues kryesor i korrupsionit dhe Isa me 80 lëndët e tij në prokurori
”, thotë Arifi, për tesheshi.com.

valdeteValdete Bajrami-Dushica, nga NISMA për Kosovën, vizitën e zv.presidentit  Biden e quan të një rëndësie të veçant por edhe konfirmim i mbështetjes së SHBA-ve për vendin dhe popullin tonë.

“Vizita e tij duhet të shihet nga dy aspekte, sepse ne e konsiderojmë që aspekti i parë ka të bëjë me vizitën e tij në rajon të cilën e kishte para se të ndalet në Kosovë dhe aspekti tjetër është përurimi i rrugës me emrin e të birit të tij të ndjer Beau Biden. 
Kush e ka ndëgjuar me vëmendje fjalimin dhe adresimin e zv.presidentin Biden do të vërente që tri herë ai ka kërkuar luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Ndërsa, sa i përketë çështjes së Demarkacionit, z. Biden nuk ka kërkuar që dokumenti të miratohet si i tillë, por pret që Demarkacioni si proces të kryhet, atë që edhe opozita e ka thënë se është pro Demarkacionit por jo në versionin të cilin e ka kryer komisioni qeveritar në krye me Muraht Mehën, sepse ka shumë fakte që tash e një vit i kanë ofruar ekspertët ku dëshmohet se ky demarkim ka devijuar dhe se me ratifikimin e kësaj marrëveshje Kosova do të humb mbi 8200 hektar
”, thotë deputetja Bajrami-Dushica, për teshehi.com.

Mesazhi i Biden të kuptohet thirrje për popullin që të largoi politikanët e papërgjegjshëm

faikkkEdhe, analisti Faik Krasniqi, thotë se zv.presidenti amerikan nuk kërkoi që dokumenti i Demarkacionit të miratohet si i tillë, por që ky proces të mbarojë sa më shpejt.

Sipas Krasniqit, amerikanët nuk janë duke instistuar që Kosova t’i fal tokë Malit të Zi, dhe pavarësisht se a ratifikohet Demarkacioni në këtë mënyrë siç po tenton ta bëjë qeveria, SHBA do të mbetet miku ynë dhe aleati më i fuqishëm i Kosovës, dhe sipas tij e njëjta gjë vlen edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurse sa i përket luftës kundër korrupsionit, Krasniqi thotë se mesazhi i Biden ishte shumë i qartë për qeverinë e Kosovës.

“Por, edhe ky mesazh ishte i njëjtë me mesazhet e mëhershme. Retorikë e njëjtë e bashkësisë ndërkombëtare: luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kujt po i thonë ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Atyre që janë përgjegjës për instalimin e korrupsionit. Kjo i bie që këta ta fusin në burg vetveten. Prandaj, mesazhi i z.Biden duhet të përkthehet si thirrje për popullin e Kosovës, se vetëm ju mund t’i largoni nga skena politika, politikanët kriminelë që Kosovën e kanë bërë pronë të tyre private. Në të kundërtën, as SHBA e as BE-ja nuk do të na i largojnë këta fundërrina, por do të vazhdojnë bashkëpunimin siç kanë bërë deri më tash, sepse ata thirrën në votën demokratike dhe jemi ne ata që me votën tonë jemi duke i mbajtur në pushtet!”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Një sekret për të ruajtur shalqirin të freskët për një vit

Një sekret për të ruajtur shalqirin të freskët për një vit

Apeli liron biznesmenin e akuzuar për vrasjen e turistit rus në Himarë

Apeli liron biznesmenin e akuzuar për vrasjen e turistit rus në Himarë

SHBA tërheq arsenalin bërthamor nga Turqia në Rumani

SHBA tërheq arsenalin bërthamor nga Turqia në Rumani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni