Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

POST-ARTA MARKU/ E pathëna e deritanishme për Olsian Çelën: çfarë përbën “lajm” në zgjedhjen Kryeprokuror?

by te Sheshi
09/12/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
POST-ARTA MARKU/ E pathëna e deritanishme për Olsian Çelën: çfarë përbën “lajm” në zgjedhjen Kryeprokuror?

Prej pak ditësh, Shqipëria ka një Kryeprokuror të ri. Quhet Olsian Çela. U zgjodh me një proces të rregullt, por në sfondin e një vëmendje të opinionit të mbërthyer te pasojat edhe vdekjeprurëse të tërmetit. Pasoi në detyrë Arta Markun, të zgjedhurën si “të përkohshme” dy vjet më parë nën tymin e lëshuar alla Vetëvendosje nga opozita, plus një çizme LSI-je drejt Ramës, siç qe ajo e nxjerra nga këmba e Kryemadhit, pra prej kësaj të fundit. Më shumë se për zgjedhjen e Markut, irritimi opozitar qe për ikjen e Llallës me mandat të përfunduar, i shenjuar nga amerikanët si një armik i Reformës në Drejtësi, duke u konsideruar njëherësh si i besuari i dyshes Berisha-Meta në krye të organit të akuzës. E për dy vite, Marku morri faturën e kësaj dhimbjeje opozitare, duke qenë krejt e paragjykuar, ndonëse si akt të fundit pati një “dhuratë” jo të vogël për opozitën, procedimin ndaj Kajmakut të Vorës.

Tashmë, në poltronin e mbajtur dy vjet prej saj është ulur Olsian Çela, një prokuror i ardhur nga Krimet e Rënda, i papërfolur gjer më sot. Eshtë herët për të folur nëse është zgjedhja adapte për postin e lartë të Kryeprokurorit, por së paku, në prezencën publike rrezaton seriozitet dhe autoritet, me sharmin e duhur të një zyrtari shteti, për më tepër në sektorin delikat të drejtësidhënies.

Por cili është lajmi i deritanishëm në zgjedhjen e tij Kryeprokuror? Ai që e nis detyrën i pakontestuar nga opozita. E kjo nuk është pak. Eshtë shumë madje. Sepse ka të bëjë me një metodë lufte politike të zgjedhur nga opozita që në 2013-ën, pra pas humbjes së pushtetit. E mbetur pa kauzë atëbotë, ajo gjithsesi u tregua inteligjente kur zgjodhi të gërmonte në të emëruarit e pushtetit, duke gjetur cene të çfarëdoshme në të kaluarën e tyre, mjaft që t’i tregonte njerëz me njollë. Ishte diçka e re, e pakonsumuar më parë. Kështu, si në politikë e si në administratë, ajo gjeti boll asish, deri në krijimin e suksesshëm të një perceptimi negativ mbi të sapoardhurit në pushtet, mbi sojin e njerëzve që po zgjidhnin për të qeverisur. Ishte prej atyre gjetjeve, ku ajo që në fakt ka ekzistuar në çdo kohë – njerëz me probleme me ligjin në politikë e shtet – sigurisht dhe në kohën e qeverisjes së PD-së, u duk sikur po shfaqej për herë të parë.

Kjo metodë vijon rregullisht dhe sot, ku çdokujt “afër” pushtetit i gjendet një njollë, gjë që s’i kanë shpëtuar as ndërkombëtarët, ata që kanë diktuar procese në Reformën e Drejtësisë.

Por ja, një Kryepokuror i ri nuk po e ka këtë “fat të zi”, së paku deri më tani. Ndërkohë, një përfolje tipike prej atyre që gurgullojnë në rrjete sociale, u fashit menjëherë. Për Olsian Çelën u hodh jo thjesht dyshim por konkludimi se qe nip i famëkeqit Aranit Çela, por ai e mohoi këtë fakt.

Kështu, ai po ngjan “i lindur me këmishë”, pasi po nis detyrën në krye të organit të akuzës me legjitimitet të plotë: nuk është parë nga “vrima e çelësit”, ose nëse është parë, nuk iu është shfaqur siç do donin ta shihnin.

Kujtojmë se dhe Arta Vorpsi nuk e pati këtë fat. Gruaja që u gjend mes një përplasjeje të ashpër politike me natyrë juridike mes Presidentit e Parlamentit, ndërkohë që pak e dinë se bëhet fjalë për ndoshta konstitucionalisten më të mirë shqiptare, e përfshirë dhe në Network-un e konstitucionalistëve botërorë, ndër të rrallat juriste dhe konstitucionaliste në Shqipëri që ftohet në konferencat botërore të fushës së saj, doli me “njollë biografike” për një raport të thjesht shoqëror, pasi kjo e çonte hallkë pas hallke, te një personazh në mazhorancë, ngjashëm me rastin hipotetik se fqinj i saj është x-i, që mik me y-in, shoqërohen me z-ën që është pjesë e mazhorancës. Pa llogaritur këtu aktin më normal të saj në procedurat juridike – noterizimin e një akti betimi (pra jo betim te noterja, siç u banalizua) – për të cilin u ekzekutua me gurë statusesh nga turmat e verbëra në rrjete; pra, ajo që në kushte normale – thënë ndryshe me një president normal e një shoqëri normale – do përbënte “lajmin e madh të mirë” si e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese (siç në fakt është ligjërisht, pa mundur të jetë në zyrë prej xhindosjeve alla LSI në Presidencë).

Pra, Olsian Çela nuk e ka këtë fat dhe ky është një lajm i mirë. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Përjashtimi i Rusisë nga eventet botërore të atletikës, Medvedev: një histeri!

Përjashtimi i Rusisë nga eventet botërore të atletikës, Medvedev: një histeri!

Zelanda e Re: 5 të vdekur e 11 të zhdukur pas një shpërthimi vullkanik me turistë përreth

Zelanda e Re: 5 të vdekur e 11 të zhdukur pas një shpërthimi vullkanik me turistë përreth

Washington Post: Afganistani “tej fasadës”, ç’kanë menduar privatisht në Pentagon

Washington Post: Afganistani "tej fasadës", ç'kanë menduar privatisht në Pentagon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni