Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PORTRET/ Miri, berberi i Pazarit, i “liçencuar” dhe për art, sport e shoqni t`mirë

by te Sheshi
11/09/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
PORTRET/ Miri, berberi i Pazarit, i “liçencuar” dhe për art, sport e shoqni t`mirë
7
SHARES

Nga Roald A. Hysa

22 vjet në rrugën e Saraçëve në Pazar të Ri. E gjithë mahalla aty e njeh shumë mirë Mirin, berberin tek i cili jo vetëm mund të qethësh flokët, por mund të diskutosh për më gjerë për sportin, imobiliaret, politikën e shumë tema të tjera. Madje aftësitë e tij bashkëbiseduese ai i praktikon në një nga radiot lokale, që dëgjohen në Tiranë, duke sajuar batuta të rastit. Për gatishmërinë e tij dhe informacionin që ka ai ngjan pak me Figaron, tek Berberi i Seviljes. Kushdo që i drejtohet atij, ai i përgjigjet: Jam këtu. Ky është Fatmir Kajimi, 52 vjeç, apo siç e njohin të gjithë në lagje, Miri. Ka lindur pikërisht në Pazarin e Ri, është rritur po aty, dhe për më shumë se 22 vite rresht ka shërbyer po aty në Pazar, dhe me disa periudha shkëputje ai ka 36 vite që i qeth, i rruan dhe iu shërben njerëzve rrotull.

Ai kujton nga babai i vet Agimi, dhe nga gjyshi i vet Mehmeti, se kanë mbi 300 vjet që jetojnë në Tiranë dhe se janë nga 30 familjet më të vjetra tiranase. Megjithatë ai flet pastër dhe komunikon lirshëm me të gjithë ata që hyjnë në dyqanin e tij. Tip shumë i qetë dhe si të gjithë pazarxhinjtë aty ditën e nis me kafen e sabahut me shokët e vet. Një palë gërshërë, një krehër dhe një brisk janë mjetet e tij themelore të punës me të cilat ai fiton ndershmërisht jetesën për veten dhe familjen e vet. Në pritje të klientëve për t’u qethur e rruar ai del për ditën në dyqanin që ka hapur te rruga e Saraçëve dhe aty nuk mungojnë revistat dhe gazetat e përditshme, që i lexon vetë, por edhe për klientët që presin radhën.DSC03687

Nga viti 1979 ai e ka filluar këtë zanat pasi ka mbaruar shkollimin e mesëm. Madje edhe kur ka shkuar ushtar ai vazhdoi të ushtrojë zanatin e berberit. Për pak kohë ka shkuar te një dyqan pranë shkollës së Bashkuar, e ndonjë vend tjetër, e më pas në një dyqan brenda në Pazar të Ri, te Selvia, dhe pas 1991 në rrugën e Saraçëve. Nuk mungon ta hapë derën e dyqanit të vet në ora 9 të mëngjesit me një pauzë në drekë, dhe më pas punon deri në mbrëmje. Madje nuk i mungon një shënim që e le në xhamin e dritares, kur largohet për pak kohë sa të kryejë ndonjë punë, kthehem shpejt. Ai kujton me mall e respekt ustallarët e vjetër me të cilët ka pasur rastin të punojë dhe të përfitojë prej tyre, ku disa prej tyre kanë ikur prej kësaj bote, Hasan Xibri, Ferit Çali, Isuf Qefalia, Murat Karaj, Mustafa Meta etj. Dalloheshin për burra të mirë e të qetë, që dinin si e prisnin klientin dhe t’i shërbenin.

Kur të mbarosh klienti duhet të duket tjetër njeri. Berberi është zanat artisti, e të zbukurosh kokën është art,- thotë Miri. Nëpër duart e tij kanë kaluar me mijëra njerëz gjatë këtyre viteve, dhe falë këtij zanati ai i ka zgjeruar njohjet e veta, të cilat e ndihmojnë në një tjetër profesion me të cilin ai e shfrytëzon për të fituar, real estate. Merr e jep informacione për prona, apartamente, qera etj. e gjitha kjo ndodh gjatës kohës që ai pret klientët e vet në dyqan. Atij ia kanë besuar kokën për t’i qethur edhe vipa të ndryshëm. Nga bota e sportit mund të përmendim volejbollistin legjendë Leonard Tasen dhe komentatorin e famshëm të ndeshjeve të futbollit Ismet Bellova, mjekët e mirënjohur Hamdi Sulçebe dhe Panajot Boga, ndërsa nga bota e artit Mevlan Shanajn, Maks Velon e Jorgo Papingjin.

Po ashtu ai së bashku me dy shokë, Gimin dhe Tukun del në valët e një radio lokale në një orar të caktuar të shtunën dhe bashkëbisedojnë për tema të ndryshme me dëgjuesit. Në raste festash kombëtare presin e përcjellin urime, apo i urojnë ditëlindjen dikujt. Rrëfejnë histori e barcaleta të ndryshme për të kaluar kohën. Miri është një bashkëbisedues i mirë, madje edhe gjatë kohës që shërben në dyqan i vijnë njerëz dhe i tregojnë hallet e veta, dhe ai i dëgjon me vëmendje e më pas iu jep ndonjë këshillë dhe i përcjell njerëzit me shumë dashamirësi dhe respekt.

Kushdo që hyn në dyqanin e Mirit mbetet i kënaqur nga pritja dhe nga puna e tij. Pjesa më e madhe e klientelës së tij e njohin prej kohësh dhe nuk heqin dorë nga ai. Gjithmonë i respektueshëm e buzagaz jo vetëm ndaj klientëve, por ndaj të gjithë do ta gjeni Mirin tek ju shërben. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Reagon Vetëvendosje: policia po përndjek aktivistët tanë nëpër qytet, ka të lënduar (FOTO)

Reagon Vetëvendosje: policia po përndjek aktivistët tanë nëpër qytet, ka të lënduar (FOTO)

FOTO/Duna, rërë e gurë, ja cilat janë shkretëtirat më të bukura në botë

FOTO/Duna, rërë e gurë, ja cilat janë shkretëtirat më të bukura në botë

Takimi me Jahjagën, Basha: qeveria ka shtuar pengesat doganore, taksat e tarifat me Kosovën

Takimi me Jahjagën, Basha: qeveria ka shtuar pengesat doganore, taksat e tarifat me Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni