Një ditë pasi Uashingtoni shqiptoi sanksione ndaj dy ministrave turq si reagim ndaj lënies në burg të një pastor amerikan të akuzuar për terrorizëm në Turqi, krerët e diplomacive të dy vendeve, Pompeo dhe Çavushoglu kanë rënë dakord për të vijuar përpjekjet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha pas takimit se dy ministrat e jashtëm diskutuan një sërë çështjesh dhe se “biseda ishte konstruktive.”
“Ata ranë dakord të vazhdojnë të zgjidhin çështjet e hapura midis dy vendeve”, raportoi Reuters.
Uashington vendosi sanksione ndaj dy ministrve në qeverinë e presidentit Erdogan, si masë hakmarrëse për pastorin amerikan Andrew Brunson i cili është në një burg turk ti akuzuar për terrorizëm.
Turqia i quajti sanksione të papranueshme, ku Çavushoglu deklaroi se ato nuk do të japin rezultate,
Nga ana tjetër, Pompeo tha se sanksionet janë “prova e një vendosmërie të madhe të Shteteve të Bashkuara për të liruar pastorin Andrew Brunson. Deklarimet u bënë në prag të takimit mes tyre, ndërkohë që pasi takimit përcollën mesazhe për ulje tensionesh.
Pompeo me Çavushoglu u takuan në kuadër të një forumi rajonal të Kombeve të Azisë Juglindore, ku kërkohet të krihet një kundërpeshë për ndikimin në rritje të Kinës në rajon. /tesheshi.com/