Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Polonia ngre “stekën”: partia qeverisëse nis luftën me Gjermaninë për reparacionet

by te Sheshi
25/08/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Polonia ngre “stekën”: partia qeverisëse nis luftën me Gjermaninë për reparacionet

Polonia humbi një të pestën e popullsisë së saj në Luftën e Dytë Botërore. Territore të gjera në Varshavë u rrafshuan ne nivelin e tokës dhe qyteti ende mban shenjat e tyre. Dëmet vetëm në kryeqytet llogariten deri në 45 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2004 nga ana e bashkisë së Varshavës. Megjithatë Polonia nuk mori asgjë si kompensim.

Në vitin 1953, nën presionin e Bashkimit Sovjetik, qeveria komuniste e Polonisë hoqi dorë nga të gjitha pretendimet kundrejt asaj që në atë kohë njihej si Gjermania Lindore, drejtuar nga një regjim miqësor po komunist. (Gjermania Perëndimore bëri pagesa dëmshpërblimesh ndaj Greqisë, Izraelit dhe Jugosllavisë).

Tani, partia qeverisëse e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi, ka rivendosur reparacionet e luftës sërish në axhendë, pas një përpjekjeje të pasuksesshme nga ana e deputetëve në vitin 2004 për ta ngritur këtë çështje.

Kjo përpjekje u bënte jehonë apeleve nga ana e qeverisë greke dy vjet më herët. Polonia tashmë është mbërthyer në konflikt me Komisionin Europian në lidhje me atë që Brukseli e sheh si minim të sundimit të ligjit, e më së fundmi bëhet fjalë për përpjekje për të vendosur nën kontroll gjyqësorin. Kështu, që dikush mund të mendojë se Polonia ka nevojë për miq në Europë. Në vend të kësaj, në fakt, partia në pushtet e këtij vendi po “kafshon” Berlinin.

Çështja e reparacioneve u rigjallërua muajin që kaloi nga lideri i “Ligj dhe Drejtësi”, Jaroslaw Kaczynski, i cili është i njohur për retorikën anti-gjermane. Në kongresin e partisë së tij, ai e lidhi të drejtën e Polonisë mbi fondet e zhvillimit të BE-së, me mungesën e kompensimeve të kohës së luftës nga ana e Gjermanisë. Duke folur në radion konservatore, “Maryja”, ai njoftoi se qeveria polake është “e përgatitur për një kundër-ofensivë historike”, që përfshin “shuma të mëdha”.

Ndërkohë në parlament po punohet për një analizë të plotë nëse Polonia mund të pretendojë ligjërisht reparacione pas vendimit të vitit 1953. “Ne nuk mund të ndëtojmë një marrëdhënie të mirë me Gjermaninë derisa çështja të sistemohet përfundimisht”, thotë Arkadiusz Mularczyk, deputet i partisë në pushtet i cili parashtroi kërkesën.

Nacionalistët po zjejnë. Gjermania i detyrohet Polonisë 6 triliardë dollarë, pretendonte një titull kryesor në të përjavshmen pro-qeveritare “Sieci Prawdy”, edhe pse baza racionale për këtë shumë astronomike është e paqëndrueshme. Një kanal televiziv ultra i djathtë, “Telewizja Republika” është vendosur nën kritika të rrepta pasi përdori një fotografi me fjalët “Reparationen machen frei” (“Reparacionet do ju çlirojnë”), të printuara në mënyrë të tilla që të kujtojnë fjalët në hyrje të ish-kampit nazist të përqëndrimit në Aushvic.

Në Berlin, lëvizjet e Ligj dhe Drejtësi kanë ngjallur habi: reparacionet për Poloninë “ishin zgjidhur përfundimisht në të shkuarën”, tha një zëdhënës i kancelares Angela Merkel. Edhe në Varshavë, opozita centriste ka hedhur poshtë fjalët e partisë në pushtet për reparacione si politikë të padobishme.

Rreth dy të tretat e polakëve mbështesin reparacionet, sipas një sondazhi të fundit. Analiza parlamentare ka hasur në vonesa, me gjasa për shkak të kompleksitetit të çështjes. Tensionet brenda partisë Ligj dhe Drejtësi po rriten pasi presidenti Andrzej Duda, ish-anëtar i kësaj partie, muajin e kaluar bllokoi një ligj që shkarkonte gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Megjithatë, Ligj dhe Drejtësi po shtyhet përpara. Një ofensivë e re kundër mjeteve private të medias pritet të ndodhë këtë vjeshtë. Botuesit gjermanë, që zotërojnë me dhjetëra gazeta rajonale në Poloni mund të preken në mënyrë të veçantë. “Polonia ka nevojë të rifitojë dinjitetin e saj”, u tha Kaczynski mbështetësve të tij në një tubim në Varshavë, një javë më parë. Por gjatë rrugës në përpjekje për të restauruar dinjitetin, Ligj dhe Drejtësi po bën shumë armiq.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Astrit Patozi ironizon Lulzim Bashën: Republikën e Re po e bën Edi Rama…

Deputeti i Bashës: pas Bregut, uroj që Rama të marrë edhe Patozin…

Ja çfarë detyrash i cakton Brukseli, qeverisë “Rama2”…

Ja çfarë detyrash i cakton Brukseli, qeverisë “Rama2”…

Zyrtarisht te Barcelona, Dembele blerja më e shtrenjtë e klubit …

Zyrtarisht te Barcelona, Dembele blerja më e shtrenjtë e klubit …

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni