Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

Rezultati i dy ditëve seanca të nxehta parlamentare se kush e "tradhëtoi Kosovën"

by te Sheshi
04/02/2023
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

Pas seancës dyditore parlamentare, gjatë së cilës ndodhi dhe një përplasje me shkak Kosovën, është miratuar raporti i Qeverisë së Serbisë për negociatat me Kosovën.

Serbia nuk duhet të njohë pavarësinë e Kosovës apo të pajtohet me pranimin e saj në OKB, është mesazhi dominues i përfaqësuesve të koalicionit qeverisës dhe opozitës pas debatit dyditor për Kosovën që përfundoi të premten vonë mbrëma në Kuvendin e Serbisë.

Në rendin e ditës të seancës së posaçme, Kuvendi kishte Raportin për procesin negociator ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nga 1 shtatori 2022 deri më 15 janar 2023, në të cilin u theksua se përgjegjësia e vetme për përshkallëzimin e krizës në atë periudhë dhe “diskriminimi sistematik i serbëve në Kosovë” i takon Kosovës.

Për miratimin e raportit votuan 154 deputetë, kundër 23, ndërsa nuk votuan nëntë.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, i ftuar nga Qeveria, mori pjesë në diskutim të dyja ditët, i cili pritej që pas takimit me grupin diplomatik SHBA-BE, t’i njohë përfaqësuesit me planin franko-gjerman për Kosovën.

Akuza reciproke të pushtetit dhe opozitës se kush e tradhtoi Kosovën

Vuçiç këmbënguli se ishte një dokument joformal, “non-paper” dhe se nuk duhet të publikohej “sepse ky është rregulli në diplomaci”, por ai i ofroi opozitës që t’i tregonte në kabinetin e tij të hënën një plan të mbështetur nga SHBA dhe BE.

Seanca u karakterizua nga kritika të shumta dhe akuza të ndërsjellta.

I acaruar dukshëm nga sjellja, mesazhet dhe akuzat e opozitës, Vuçiç shpesh herë me tone të ngritura iu drejtua përfaqësuesve të opozitës duke i quajtur huliganë, kriminelë, egërsira, hajna, frikacakë, ndërsa në anën tjetër e akuzonin për “tradhti të Kosovës”.

“Unë kurrë nuk do ta njoh Kosovën dhe nuk jam për Kosovën në OKB”, ia ktheu Vuçiç, duke e përsëritur atë fjali tre herë radhazi.

Nëse përjashtohen konfliktet e shpeshta dhe akuzat e ndërsjella me opozitën, mesazhi thelbësor i Vuçiçit është se si president i vendit nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës apo pranimin në anëtarësim në OKB dhe se “dorëzimi dhe kapitullimi nuk janë opsione”.

Politika e Serbisë ndaj Kosovës në 10 pika

Pasi e rregulloi politikën e Serbisë ndaj Kosovës për periudhën e ardhshme në 10 pika, Vuçiç vendosi në radhë të parë synimin për “ruajtjen e paqes dhe stabilitetit pothuajse me çdo mjet dhe me çdo kusht”.

Rruga drejt këtij qëllimi do të jetë frenimi dhe shmangia e të gjitha provokimeve “përveç nëse nuk kërcënohet prona dhe jeta e njerëzve si në vitin 2004”.

Pika e dytë është insistimi për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën Beogradi e sheh si pikënisje për normalizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Prishtinën dhe formimin e tyre e përkrahin SHBA-ja dhe BE-ja.

Të njëjtën ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Prishtina ka gjashtë kushte për këtë Asociacion, çelësi i të cilave nënkupton që ajo të formohet vetëm pas njohjes reciproke.

Me pikën tre, Vuçiç nënkupton sigurinë për të gjithë serbët në Kosovë dhe kjo pikë është e përbashkët edhe për dy të mëparshmet.

Investimi për një jetë më të mirë për serbët në Kosovë është pika katër, së bashku me të cilën Vuçiç përmendi investimet buxhetore dhe një investim prej rreth 900 milionë euro.

Në pikën e pestë, vihet në pah gatishmëria e Serbisë për të “diskutuar dhe negociuar edhe për letrat më të këqija”, sepse “nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e së kaluarës”.

Ruajtja e interesave jetike shtetërore dhe kombëtare është pika e gjashtë, e cila nënkupton se Serbia do të ruajë dhe mbrojë neutralitetin ushtarak, ndërsa në të njëjtën kohë do të zhvillojë dhe forcojë ushtrinë e saj dhe do të marrë të gjitha vendimet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje nga Lindja dhe Perëndimi.

Në pikën shtatë, Vuçiç theksoi “interesin jetik të Serbisë për të qëndruar në rrugën evropiane”, duke thënë se tani jo më pak se 43 për qind e njerëzve nuk janë në favor të këmbënguljes me integrimin evropian, por se “rruga evropiane do të thotë shumë për Serbinë – përfshirë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik”.

Pika e tetë nënkupton përpjekje të mëtejshme për rritjen ekonomike të Serbisë, zhvillimin e shëndetësisë, sektorin e energjisë, prodhimin e ushqimit dhe forcimin e ushtrisë.

Vazhdimi i bisedimeve është pika e nëntë sepse, sipas Vuçiçit, në të kundërtën “do të ishim plotësisht të izoluar dhe askush nuk do të fliste me ne”.

“Nuk mund të funksionosh vetëm”, tha Vuçiç.

Në pikën 10 ka përmendur programin “Serbia 2025”. që ndër të tjera nënkupton forcimin e pasqyrës demografike dhe rritje të pagave mesatare në një mijë euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

Rusi: blerje rekord shufrash ari në 2022-shin

Rusi: blerje rekord shufrash ari në 2022-shin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni