Në një mënyrë të paktën sipërfaqsisht të pashpjegueshme, politika kosovare ëhstë dyndur në zyrën e ish-kryeministrit e liderit demokrat, që edhe pse asnjë post ekzekutiv, po potencohet si faktor në zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas Albin Kurtit, jë majtisti që kurrë nuk ka patur relata me Berishën, te zyra e tij “trokitën” së fundi kryekuvendari Kadri Veseli, si dhe Fatmir Limaj, i emëruar së fundi si koordinator i bisedimeve i dialogut Prishtinë – Beograd.
Prej aty, në një pozicion politik komod si i rifaktorizuar, Berisha kërkoi që politika kosovare të unifikohej, si ndaj qasjes për çështjen e kufijve e si për dialogun me Serbinë.
“Integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë rrethanë çështje diskutime. Askush nuk ka të drejtë ligjore ndërkombëtare dhe të hapë diskutim për çëshjten e kufijve të Kosovës, integritetit territorial.
Denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar një të ngjashme me Republika Srpska në Kosovë…”
“Thirrja ime më vëllazërore për të gjitha partitë politike në Kosovë është të ulen së bashku…”, ishin mesazhet e Berishës.
Nga ana tjetër, mungojnë pothuajse tërësisht takime të ngjashme me kryeministrin Rama, ndër më aktivët në politikën shqiptare në qasjen ndaj çështjes së Kosovës dhe raporteve të saj me Serbinë. /tesheshi.com/