Ditë më parë, fektivi i policisë së Kuçovës, Jonuz Vrapi, u detyruar t’i drejtohej medias për hallin e tij, ku u shfaq kamerave i shtrirë në shtrat me dy këmbët e thyera. Halli ishte se njeriu që ia bërë këtë gjëmë duke e përplasur me makinë, 37-vjeçarin, Ylli Luka, ishte liruar nga gjykata me arsyetimin se e kishte goditur policin “pa dashje”.
Vrapi reagoi i irrituar dhe e përshkroi Lukën si njeri me probleme me ligjin, por që ia kishte hedhur në gjykatat tona të korruptuara. Sipas tij, ai e kishte goditur me qëllim natën e 28 korrikut, pasi ishte detyruar ta ndalojë i njoftuar nga salla operative për problemet që po sillte 31-vjeçari në publik. Dhe ka qenë ky denoncim në media që ka detyruar gjykatën ta kthejë sërish në qeli goditësin e policit.
“Më datë 19.08.2018, u arrestua shtetasi Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale ‘’Goditje për shkak të detyrës’’, ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’’ dhe ‘’Largim nga vendi i ngjarjes’’ parashikuar nga nenet 237, 290 e 273 të Kodit Penal”.
Polici Jonuz Vrapi, u përbetua se nuk do e linte me kaq çështjen e njeriut që ia thyu këmbët. /tesheshi.com/