Policia turke ka sekuestruar një Bibël të lashtë e cila është gjendur gjatë kontrolli rutinor brenda një automjeti.
Personat që e posedonin, mes tyre dhe një shtetas iraken, u ndaluan për t’u marrë në pyetje.
Dorëshkrimi biblik është shkruar në lëkurë dhe besohet të ketë vlerë të jashtëzakonshme historike.
Dyshohet se Bibla është pjesë e një kontrabandës së shtuar me vepra antike mes Sirisë dhe Turqisë. /tesheshi.com/