Policia e Shtetit ka publikuar foton e një aparati me të cilin pretendohet se fotografohet vota, e që disponohet nga persona të caktuar. Policia apelon që kjo të mos ndodh, pasi masat do jenë të ashpra.
“Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të garantuar, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e tjera ligjzbatuese, një proces zgjedhor të qetë dhe të drejtë. Siç ka dëshmuar edhe ditët e fundit në goditjen e tentativave për shit-blerjen e votës, Policia do të intensifikojë luftën kundër këtij fenomeni për të mos deformuar vullnetin e lirë të qytetareve”, thuhet në një deklaratë të Policisë.
Sakaq, dita e sotme, që është dhe heshtje zgjedhore, është karakterizuar nga akuza të ndërsjellta mes PS-së dhe LSI-së, për tentativë blerjeje vote në disa zona. /tesheshi.com/