Normalisht mendohet se policia kufitare e çdo vendi ka minimunim e njohurive gjeografike për të ditur se cilat vende ekzistojnë e cilat jo. Por me sa duket nuk është gjithmonë kështu.
Një vajzë nga Zelanda e Re e ka gjetur vetën më mes të një incidenti sa kurioz aq edhe banal me policinë e Kazakistanit.
Chloe Phillips është arrestuar sapo është ulur në aeroportin Alimatay në Kazakistan. Kur ajo i tregoi policisë kufitare pasaportën e Zelandës së Re, ata i kërkuan që t’u tregonte një pasaportë australiane. Kjo pasi sipas tyre Zelanda e Re është pjesë e Australisë.
Protestat e vajzës kanë qenë të kota, pasi policia e ka deportuar menjëherë duke e hipur në një avion për në Kinë, e më pas në vendin e saj. Për fat të mirë, ajo njihte dike që e ndihmoi të zbriste nga avioni.
Më pas policia e ka marrë në pyetje dhe i ka treguar një hartë, e cila për çudinë e vajzës nuk e kishte Zelanden e Re.
Megjithatë, pas shumë përpjekjesh vajza u la e lirë pasi siguroi një vizë speciale. /tesheshi.com/