Policia franceze ka njoftuar për arrestimin e një burri, i cili dyshohet se rrëmbeu vajzën 9-vjeçare mbrëmjen e së shtunës në një dasmë.
Mediat zbulojnë se 34-vjeçari, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur ishte i ftuar në ceremoninë ku pjesëmarrës ishin 180 persona.
Shtëpia e tij është nën vëzhgim, ndërsa vendndodhja e vajzës Mawlys de Araujo ende nuk dihet.
Vajza ishte me familjen në dasmën e kushëririt të nënës.
Në orën 03:00, ndërsa vijonte festa, vajza është parë nga disa dëshmitarë në një dhomë, në të cilën ishin vendosur fëmijët në gjumë. /tesheshi.com/