Policia e Vlorës bëri të ditur arrestimin e 3 shtetasve për vepra të ndryshme penale, ndërsa mes të arrestuarve është edhe kryeinspektori i IMT-së.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se shtetasi Kledjon Ramaj, 30 vjeç, banues në Vlorë, Kryeinspektor i IMT-së Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me numër Vendimi Penal 263 datë 30.07.2017.
Një tjetër i arrestuar është shtetasi Sami Zeneli, 53 vjeç, banues në Vlorë. Policia njofton se më datë 02.08.2017, është bërë kapja dhe ekzekutimi i vendimit penal Nr.113 datë 28.07.2017, të vendosur nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, ndaj këtij shtetasi, pasi ka marrë masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëvë, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 i Kodit Penal.
Policia arrestoi edhe shtetasin Shpendi Memaj, 57 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij pasi më datë 01.08.2017, në lagjen ”Pavarsia”, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases Xh.S., 78 vjeç, banuese në Vlorë. /tesheshi.com/