Ndodh dhe kështu: policia në Tiranë ka shpallur në kërkim një 49-vjeçar i cili është denoncuar nga fqinji i tij për vjedhjen e një sasie pulash nga oborri i banesës së tij.
Policia informon së bëhet fjalë për Isuf Xekën, i cili i ka vjedhur 15 pula gjatë natës fqinjit Faslli Xeka.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz i Vogël të Tiranës.
Për shumëkënd kjo mund të ngjajë si qesharake, por për dikë 15 pula mund të jenë një pasuri e madhe, e vjedhja e tyre një tragjedi. /tesheshi.com/