Një punonjës policie në Tiranë është arrestuar nga kolegët e tij pasi ishte në gjendje të dehur dhe, për këtë arsye ai kishte braktisur shërbimin.
Fjala është për inspektor Enri Veselin.
Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Rendit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), e ka arrestuar Veselin në flagrancë në afërsi të sheshit “Karl Topia”, teksa ka qenë duke drejtuar mjetin me targë AA 552 EL në gjendje të dehur, duke braktisur njëherësh dhe shërbimin. /tesheshi.com/