Policia e Londrës po kërkon një person i cili i injektoi një gruaje 92-vjeçare një vaksinë të rreme koronavirus dhe i morri asaj 160 paund si pagesë.
Detektivët kanë paralajmëruar se mashtruesi i dyshuar mund të rrezikojë jetën e njerëzve nëse nuk kapet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Tinëzari ia hodhi plakës me banim në jug-perëndim të Londrës më 30 dhjetor, pasi ai i tha asaj se ishte nga Instituti Shtetëror i Shëndetit.
Nuk dihet me çfarë vaksinoi mashtruesi gruan, por gjithçka është në rregull me shëndetin e saj për momentin, pasi ajo u ekzaminua në një spital lokal.
“Ky është një sulm i neveritshëm dhe plotësisht i papranueshëm që nuk mund të tolerohet. Eshtë e rëndësishme ta kapet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi jo vetëm mashtron individët dhe u merr paratë por gjithashtu mund të rrezikojë shëndetin e tyre”, tha inspektori Kevin Ives i policisë së Londrës.
Policia gjithashtu lëshoi një foto të të dyshuarit në të tridhjetat, i veshur me një tuta blu të errët, i cili u filmua nga kamerat e mbikëqyrjes kur ai erdhi për herë të dytë në shtëpinë e plakës duke kërkuar edhe 100 paund, shkruan SkyNews. /tesheshi.com/