Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Policia e Kosovës tregon kronologjinë e ngjarjeve rreth seancës së sotme: ja si nisi dhe si vazhdoi….

by te Sheshi
14/12/2015
in Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Policia e Kosovës tregon kronologjinë e ngjarjeve rreth seancës së sotme: ja si nisi dhe si vazhdoi….

Policia e Kosovës ka treguar gjithë kronologjinë e ngjarjeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, dhe reagimin e këtij institucioni karshi gjendjes së krijuar.

Nis me arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, dhe për njoftimin ndaj Gjykatës se dy deputetë, Ismajli e Topalli nuk kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak. Flitet edhe për arrestimin e Pal Lekajt të AAK-së. Sipas PK-së, në protestë jashtë Kuvendit ishin rreth 150 protestues, ndërsa tregohet edhe për hedhjen e koktej molotovit në drejtim të veturës së policisë.

Kjo është komunikatat e plotë e PK-së:

Policia e Kosovës, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë hyrjes me urdhëresë të Gjykatës kompetente zyrtarët policorë kanë ndaluar z.Kurteshi për mosrespektim të arrestit shtëpiak, me rastin e pjesëmarrjes së tij në manifestimin/protestën e datës 12.12.2015 në Gjilan.

Të njëjtit me vendim të organeve të drejtësisë i është zëvendësuar masa e dënimit nga arrest shtëpiak me masën e dënimit prej 30 ditësh paraburgim.

Po ashtu në seancën e kuvendit janë paraqitur edhe dy deputetë të cilët janë nën masën arrestit shtëpiak, dhe për këtë Policia e Kosovës bazuar në detyrat zyrtare dhe procedurat ligjore i ka informuar organet e drejtësisë për mosrespektim të arrestit shtëpiak.

Para fillimit të seancës me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.

 Ndërsa pas hyrjes së kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, nga deputetë të caktuar është hedhur mjet i dyshuar gaz lotsjellës.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është anuluar, për të vazhduar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe aty gjatë mbajtjes se mbledhjes së kryesisë nga një deputete është hedhur një mjet i dyshuar gaz lotsjellës.

Puna e Kuvendit ka vazhduar në sallën alternative për disa orë, e cila pastaj është ndërprerë serish me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetë të opozitës.

Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të RKS-së, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara.

Bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, pas daljes nga objekti i Kuvendit të RKS-së është ndaluar deputeti z. Lekaj, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme.

Gjatë kohës sa pritej të fillonte seanca dhe gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme në Kuvend, një grup prej rreth 150 personave kanë qëndruar jashtë Kuvendit duke protestuar.

Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt zyrtarëve policorë dhe drejt objekteve shtetërore.

Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme janë dëmtuar pesë (5) vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri nga persona të dyshuar.

Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një (1) veture të blinduar të PK-se, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy (2) veturave patrulluese policore të cilat janë dëmtuar.

Po ashtu deri më tani në bazë të informacioneve të deritanishme (16:30) nga protestues të dhunshëm është dëmtuar edhe një (1) veturë civile.

Referuar situatës së krijuar dhe dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme, për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Protestuesit e dhunshëm gjatë shpërndarjes dhe lëvizjeve të tyre në lokacione të ndryshme kanë tentuar të bllokojnë dhe pengojnë qarkullimin e trafikut, duke vendosur mjete të ndryshme në rrugë, duke përfshirë edhe kontejnerë mbeturinash.

Gjatë intervenimeve policore deri më tani janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore tre (3) protestues të dhunshëm.

Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar.

Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore.

/tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”
Diplomaci

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë
Bota & Rajoni

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?
Sociale & Shoqëri

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Next Post
Muhamedi nga Shkupi: ç`ndodh kur je imam në Austri

Muhamedi nga Shkupi: ç`ndodh kur je imam në Austri

Dy propozime të Thaçit e Veselit për të dalë nga situata: njëri politik, tjetri teknik

Dy propozime të Thaçit e Veselit për të dalë nga situata: njëri politik, tjetri teknik

4 ushqimet që ju sjellin lumturi

4 ushqimet që ju sjellin lumturi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni