Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

POHIMI/ E vërtetë apo sajesë: pse do duhej të debatonte Rama e Basha në 2006-ën?!

by te Sheshi
02/10/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
POHIMI/ E vërtetë apo sajesë: pse do duhej të debatonte Rama e Basha në 2006-ën?!

Kreu demokrat Basha i është kthyer sërish atij që qartazi është një diversion kundërshtarit politik, me qëllim kompleksimin e tij, ndonëse kjo është e vështirë në rastin e Ramës, për vetë tipologjinë e këtij të fundit, e që është pra “hedhja e dorashkës” për debat.

Duke thënë se është i gatshëm që tani e deri në 25 prill për t’u ballafaquar sy më sy me shefin e mazhorancës, Basha ka shtuar madje se ia ka kërkuar këtë gjë që në 2006.

Eshtë e habitshme lehtësia me të cilën njeriu në krye të opozitës sajon gjëra të paqena, edhe pse janë lehtësisht të verifikueshme. Jo thjesht nga një kërkim në google që s’del asnjë ftesë për debat ndër vite, por dhe nga fakti se në 2006, për vetë pozicionet që kanë mbajtur si njëri e si tjetri, nuk ka patur asnjë arsye se përse duhej të ishin në debat.

Basha ishte një riosh në politikë e qeveri, i futur aty pa asnjë status si person publik apo paranjohje publike për aksh kontribut apo protagonizëm në një sferë të caktuar, ndërkohë që dhe politikisht nuk ishte në garë më ndokënd për ndonjë synim të caktuar, kështu që s’kishte arsye të bënte debat me ndokënd, aq më pak me Ramën. Ata janë vënë përballë vetëm në 2011, kur Basha vendosi të kandidojë për kryetar Bashkie, e për paradoks, një sfidë të tillë nuk e kërkoi përgjatë gjithë fushatës. Pra, edhe për këtë arsye, kur s’e bëri në 2011-ën, në kuadër të një gare elektorale kokë më kokë, përse do ta bënte në 2006-ën, me ç’rast dhe për ç’arsye?

Dy debatet e vetme

Debatet televizive mes lidërve nuk janë një traditë në politikën shqiptare të pas-90-ës dhe vetëm dy të tilla ka patur në 30 vjet: ai mes Ramës dhe Besnik Mustafajt në vjeshtën e vitit 2000, kur të dy kandidonin për kreun e Bashkisë së Tiranës, e më pas, në 2002-in, ai mes Nanos dhe Berishës te Fevziu. I pari, me Fevziun moderator, te teatrit Rubairat, në të majtë të hyrjes së Teatrit Kmbëtar, që një debat klasik, pasi zhvillohej në kuadër të një gare elektorale. I dyti qe thjesht për spektakël dhe si parathënie e një kompromisi politik mes dy Big-ve politikë. Parlamenti ishte boll i mjaftueshëm për debate mes tyre, ndaj dhe ai në studio s’prodhoi asgjë të re veç shtrëngimit të duarve të dy hasmëve, që më pas ndërtuan një pakt mes tyre. Ç’prej atëherë, ftesa apo nevoja për debaten televiziv kokë më kokë kurrë s’ka qenë debat në sallonet e politikës a media, as në kohë fushatë e as në kohë të tjera.

Debati që s’mungon

Megjithatë, nuk do kishte asgjë të keqe sikur të zhvillohej një debat televiziv mes Ramës e Bashës. Por çështja është se ky debat ka ekzistuar dhe është konsumuar. Eshtë ai në parlament, në formë replikash, ku Fevziun e bën kryetari i Kuvendit (Meta dje e Ruçi sot). Madje shijon më tepër, pasi personazhet nuk kanë mundësi teknike e fizike t’i ndërhyjnë njëri-tjetrit kur flasin. Pra, ka patur debat Rama-Basha në kontekst parlamentar dhe nuk është se aty kreu i opozitës ka shkëlqyer. Dhe kjo nuk vlen thjesht në raport me Ramën, si një polemist i lindur, në të shkruar e folur. Basha thjesht nuk zotëron asnjë aftësi, të lindur apo të kultivuar, në bagazhin ligjërimor, prej së cilit mund të derivojë më pas triumfi polemik me kundërshtarin. 15 vjet në politikë dhe ende memoria publike s’i ka fiksuar asnjë citat mbresëlënës– tezë jo e jo – deklarim monumental apo frazë inteligjente. Eshtë e njëjta mangësi dramatike dhe e Berishës. Madje e ka dhe Grida Duma, edhe pse autore libri, së cilës, nga një ligjërim kinse intelektual, nuk mundet t’i veçosh asgjë për ta patur si xhevahir urtësie. E gjitha kjo, vjen nga përcaktimi më i saktë për PD-në: e dhënë pas pushtetit e jo pas ideve! /tesheshi.com/                 

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Lajçak: Një “bisedë e mirë” me Hotin

Lajçak: Një “bisedë e mirë” me Hotin

Zjarri i luftës në Nagorni: Armenia shpall fitore me fjalë, Azerbajxhani me video

Zjarri i luftës në Nagorni: Armenia shpall fitore me fjalë, Azerbajxhani me video

Rimëkëmbja, 9 miliardët e BE-së për Ballkanin Perëndimor ngazëllejnë Majlinda Bregun: kjo duhej!

Rimëkëmbja, 9 miliardët e BE-së për Ballkanin Perëndimor ngazëllejnë Majlinda Bregun: kjo duhej!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni