Paul Pogba mund të lerë Juventusin pa merkato këtë vit. Marrëveshja e klubit torinez me Mancester Junajtid, një sezon më parë, rezulton të ketë “yçkla” ligjore.
Edhe pse u konsiderua si blerja më pompoze e vitit 2016, në tratativën që çoi në arkat e Juventusit 105 milion euro, ekspertët kanë gjetur disa parregullësi në pikat e kontratës.
Për pasojë, në fund të shqyrtimit të çështjes, FIFA do të vendosë nëse klubi italian do të ketë një penalitet “administrativ”, apo do të ndalohet të kryejë merkato këtë sezon. /tesheshi.com/