Një gazetare investigative malazeze u plagos nga një atentator i panjohur të marten.
Policia thase ishte sulmi i dytë ndaj saj.
Olivera Lakiç (49 vjeç) është “plagosur nga një e shtënë në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën”, tha shefi i policisë Vesko Damjanoviç.
Kryeredaktori i gazetës më të madhe në vend Vijesti Mihailo Jovoviç, tha se kolegja e tij u sulmua pranë banesës në Podgoricë dhe atentatori e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, duke i dërguar një mesazh.
“Nuk kam fjalë, është hera e dytë dhe askush nuk reagon:, tha Mihajlo Jovoviç.
Gjashtë vjet më parë, ajo u sulmua para shtëpisë së saj kur njerëzit e panjohur e goditën në kokë me sende të forta.
/tesheshi.com/