Heqja e shkronjave cirilike nga qeveria e Malit të Zi nga përdorimi publik, ka xhindosur serbët të cilët kanë nisur protestat e tyre për të rikthyer gërmat sllave që u themeluan nga Cirili dhe Metodi, dy murgj bullgarë në Ohër, gjatë mesjetës së hershme.
Sputnik ka publikuar një peticion të disa organizatave serbe që kërcënojnë me përplasje civile.
Këshilli Kombëtar serb i Malit të Zi, në bashkëpunim me Shoqatën e Miqve të Shtëpisë Botuese “Marko Miljanov,” kanë bërë një prezantim demonstrative duke kthyer librat në cirilike.
Aktivitetet për mbrojtjen e gjuhës serbe dhe alfabetit cirilik kanë qenë të shpejta këto ditë në Mal të Zi.
Këshilli Kombëtar serb i është drejtuar institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Malit të Zi, duke kërkuar “ndalimin e diskriminimit të gjuhës serbe dhe për të siguruar barazinë e alfabetit cirilik, e cila është e garantuar me nenin 13 të Kushtetutës së Malit të Zi”.
Serbët kërojnë që çdo botim zyrtar në shkronja latine të dublohet me cirilike dhe të vendosen detyrimet përkatëse nga autoritetet publike në dokumentet zyrtare dhe komunikimin me shkrim me qytetarët. /tesheshi.com/