Një gazetar palestinez vdiq i qëlluar nga forcat izraelite në incidentet përgjatë kufirit me Gazën të cilat vijojnë prej një jave.
Yasser Murtaja, 30 vjeç, i cili që punonte si fotoreporter për agjencinë Ain Media të Gazës, u qëllua në stomak.
Një koleg i tij, tha se e përjetoi rënien në tokë të tij pasi morri plumbin, edhe pse qartësisht mbante veshjen e gazetarit.
Sindikata e gazetarëve palestinezë tha se shtatë gazetarë të tjerë u plagosën në protestën e së premtes, duke thënë se këto janëkrime të qëllimshme të kryera nga ushtria izraelite. /tesheshi.com/