Katër pelegrinë britanikë ndërruan jetë dhe 12 të tjerë u plagosën gjatë një aksidenti në Arabinë Saudite duke udhëtuar drejt qytetit të shenjtë të Mekës. Tragjedia ndodhi kur autobuzi me të cilin udhëtonin u përplas me një çisternë karburanti.
Ndër viktimat ishte dhe një gjyshe 70-vjeçare nga Blackburn, një burrë po ashtu i moshuar, si dhe një nënë dhe djali i saj i rritur, këta të fundit nga Prestoni.
Ben Ëallace, një deputet i zonës në parlamentin britanik, shkroi në Tëitter: “Ngushëllimet e mija shkojnë për familjet dhe miqtë e atyre që janë përfshirë në aksident”. /tesheshi.com/