Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cënojnë vlerat më sublime të saj.
Nuk dihet se kujt i është drejtuar Mustafa me këtë shkrim, por kjo lë hapësirë të kuptohet se mesazhi i është drejtuar deputetes se LDK-së, Teuta Rugovës e cila është folur se mund t´a votojë qeverinë e Ramush Haradinajt.
“LDK është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së cënojnë vlerat më sublime të saj”, ka shkruar Mustafa. /tesheshi.com/