Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A po manipulohet me shifrat e papunësisë në Kosovë?

by te Sheshi
27/11/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
A po manipulohet me shifrat e papunësisë në Kosovë?

Nga Bashkim Kastrati

Publikimi i Anketës së Fuqisë punëtore nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka qenë e pazakontë. Sipas të dhënave të ASK-së për këtë periudhë kohore, shkalla e papunësisë është 26.2%.

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.3 %, krahasuar me meshkujt, që është 25.0%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 51.0%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 28.6% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.4% kanë kontratë të përkohshme.

Ndërkaq, sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 15.0%; prodhimi me 13.7%; ndërtimtaria me 11.6%; dhe arsimi me 10.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sipas ASK-së, për realizimin e Anketës së Fuqisë Punëtore, metodologjia dhe standardet e aplikuara janë të harmonizuara me rekomandimet e  Eurostat-it.

Këto të dhëna janë publikuar edhe nga zyrtarë qeveritarë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, përmes rrjetit social facebook ka thënë se kjo rënie e papunësisë është më e ulëta në pesë vitet e fundit në Kosovë. Duke filluar prej vitit 2012 e deri me 2015, papunësia në Kosovë asnjëherë nuk kishte pësuar rënie nën 30%. Viti 2016 shënon herën e parë që papunësia bie nën këtë nivel, duke arritur në 26.2%.

“Dje janë publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore nga ASK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe rezultatet janë vërtetë inkurajuese. Sipas Agjencisë së Statistikave, në vitin 2014 papunësia në Kosovë ishte 35.3%, në vitin 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit, deri më tani, del të jetë 26.2%. Krahasuar me 2014, vetëm dy vite më parë rezulton që këtë vit kemi një rënie impresive të papunësisë prej 9.1 %. Ky rezultat është vërtetë inkurajues sepse tregon një trend të rënies së papunësisë përgjatë tërë vitit 2016.

Sipas ASK-së për gjashtë muaj janë punësuar 45 mijë persona!

Këto të dhëna janë të pazakonta dhe vështirë të besohen. Sipas këtyre të dhënave, i bie se prej janarit të këtij viti e deri më tani, në Kosovë do të duhej të ishin punësuar gjithsej 45 mijë persona. Sipas këtyre të dhënave, i bie që papunësia të jetë 26.2 për qind, nga 32.9 për qind sa ka qenë në fund të vitit 2015.

Nëse merren për bazë këto të dhëna dhe krahasohen me të dhënave e viteve paraprake, me parametrat ekonomik dhe trendin e zhvillimit ekonomik të Kosovës ka një disporporcon të madh.

Sipas parashikimit të ASK-së në vitin 2014 Kosova kishte 1 milion e 804 mijë e 944 banorë. Prej tyre 682 mijë 269 banorë të aftë për punë. Me shkallë të papunësisë të llogaritur nga ASK prej 32.9 për qind, të papunë në Kosovë, me 31 dhjetor të vitit 2015 kanë qenë 224 mijë e 466 banorë. Por të dhënat e pazakonta janë se vetëm gjashtë muaj më vonë papunësia bie në 26.2 për qind. Pra sipas ASK-së, në Kosovë janë të papunë 178 mijë e 754 persona që i bie se për gjashtë muaj janë punësuar 45 mijë e 712 qytetarë. Por pikëpyetja e madhe është se ku u punësuan këta qytetarë?! Nuk ka ndonjë lajm për hapjen e ndonjë fabrike, apo ardhjen e ndonjë kompanie të madhe në Kosovës.

Dyshime se ASK manipulon me të dhënat

Vitin e kaluar Gazeta Fjala kishte raportuar për mashtrim me shifrat e papunësisë nga ky agjencion. ASK kishte hequr mbi 48 mijë qytetarë nga tregu i punës për të zvogëluar shkallën e atyre që kërkojnë punë. Kështu, përderisa në vitin 2014 sipas ASK-së 41.6 për qind, apo 500,251 qytetarë ishin aktiv për punë, një vit më vonë ky numër ka rënë në 452,135 qytetarë aktiv. Por, në raportin e fundit nuk është shtuar numri i atyre që llogariten si jo aktiv në tregun e punës.

Në anën tjetër të dhënat e Trustit Pensional të Kosovës tregojnë se një rritje e tillë është e pamundur të ndodh.

Tesheshi.com para disa muajve ka marrë të dhënat e punëtorëve që janë regjistruat në këtë institucion. Sipas këtyre të dhënave rezulton se nga 1 janari deri me 30 qershor 2015 janë regjistruar 13 mijë e 504 kontribues të ri, ndërsa po në këtë periudhë kohore janë pensionuar 2 mijë e 763 persona. Nëse bëjmë një kalkulim të thjeshtë, i bie që për gjashtë muaj të qeverisë Mustafa janë punësuar 10 mijë 741 persona. Por numri i të regjistruarve mund të jetë rritur edhe për faktin se disa kompani janë detyruar që t’i regjistrojnë punëtorët e tyre. Pra jo çdo person i regjistruar si i ri në Trust, nënkupton se është hapur një vend i ri i punës.

Ndërsa më mirë nuk qëndrojnë as statistikat e dy viteve paraprake. Në vitin 2013 kishte 29 mijë e 97 kontribues të ri, ndërsa kishte 3 mijë e 567 të pensionuar. Që nëse bëjmë një kalkulim i bie që numri real i kontribuuesve të ri ishte 25 mijë e 530.

Duke marrë parasysh këtë trend dhe parametrat e zhvillimit ekonomik, është vështirë e besueshme që për gjashtë muaj janë punësuar 45 mijë e 712 qytetarë.

ASK po manipulon në llogari të Qeverisë së Republikës

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se raporti i fundit i ASK-së është jo profesional madje edhe skandalozë për një Agjenci e cila të paktën deri më tani është cilësuar si e besueshme.

“Sipas raportit të ASK-së në vitin 2014 Republika e  Kosovës ka pasur 1,804,944 banorë. Prej tyre 682,269 banorë të aftë për punë.  Sipas ASK-së të papunë në Kosovë me 31 dhjetor të vitit 2015 kanë qenë 224, 466 banorë, tash del të jetë 26.2 për qind, nga 32.9 për qind sa ka qenë në fund të vitit 2015. Sipas  ASK-së del se në Kosovë janë të papunë 178, 754 qytetarë që i bie se për gjashtë muaj janë punësuar 45,712 qytetarë”, thotë Beqiri.

Ai thotë se me rritjen e tanishme ekonomike është e pamundur dhe imagjinare të pretendohet se është rritur numri i të punësuarve për 45 mijë. Ai thotë se këto të dhëna po publikohen për të manipuluar me qytetarët e Kosovës.

“Mendoj se ASK, po manipulon në llogari të Qeverisë së Republikës se Kosovës është e pa mundur me një rritje prej 4% të punësohen mbi 45 mijë punëtorë, kjo ia kalon edhe fantazisë së Qeverisë që thotë se janë punësuar rreth 17 mijë qytetarë, kjo bie edhe në kundërshtim me të dhënat e Trustit Pensional të Kosovës, dikush këtu është duke manipuluar me qytetaret e Kosovës, dhe duhet të mirret në përgjegjësi”, theksoi Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Biznesi shqiptar i ka sytë nga Kosova, vjel më shumë të ardhura

Biznesi shqiptar i ka sytë nga Kosova, vjel më shumë të ardhura

Miti i trullosjes nga Triptofani

Miti i trullosjes nga Triptofani

Kulti i armës: ja si shteti i Saimir Tahirit “bashkëpunon” me Çiljetën për ta promovuar

Kulti i armës: ja si shteti i Saimir Tahirit “bashkëpunon” me Çiljetën për ta promovuar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni