Në të njëjtën kohë që po tenton të “lajë hesapet” me Ukrainën, Rusia ka lëshuar një paralajmërim drejt dy vendeve të tjera, jo sllave, nordike më saktë, që të mos guxojnë t’i afrohen NATO-s.
Zëdhënësja e diplomacisë së Moskës, paralajmëroi se pranimi i Finlandës ose Suedisë në NATO do të provokonte një përgjigje serioze.
Gjatë një konference për shtyp, Maria Zakharova kërcënoi se anëtarësimi eventual i çdo vendi nordik në Aleancë “do të kishte pasoja serioze ushtarake dhe politike që do të kërkonin nga Rusia të ndërmarrë hapa reciprokë”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
“Ne e konsiderojmë mos-angazhimin e qeverisë finlandeze në lidhje me aleancat ushtarake si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zaharova, për një vend që dikur ishte nën influencën sovjetike. /tesheshi.com/