Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar foto, me anë të të cilave pretendojnë se Kina po ndihmon Korenë e Veriut për të zhvilluar një raketë bërthamore, të aftë për të goditur kontinentin amerikan, raporton Daily Star.
Fotot janë publikuar në një faqe interneti që monitoron Korenvë e Veriut. Ato tregojnë automjetet kineze, që mund të përdoren për të lëshuar raketa bërthamore, të cilat gjenden në një panair tregtar të Koresë së Veriut.
Kina është akuzuar për furnizimin e të ashtuquajturave automjete me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren për shërbime ushtarake, por edhe civile. /tesheshi.com/