Seanca e sotme e parlamentit shqiptar ka nisur sërish me debatin mbi ligjin e importit të mbetjeve të riciklueshme.
Partia Demokratike po kërkon parlamenti të miratojë vendimin për referendum, ku të jetë populli ai që te vendosë mbi importin ose jo të mbetjeve, në funksion të industrustisë së riciklimit.
Si fillim, deputeti Eduart Halimi, sërish ka dalë në foltore duke argumentuar se përse kjo çështje duhet zgjidhur me referendum.
Ai tha se katër vjet më parë, qeverisja e PD-së e respektoi sovranin për të njëjtin ligj, teksa u përball me kundërshtimin e shoqërisë civile.
Dhe sipas Halimit, argumentet e qeverisë në mbrojtje të ligjit nuk qëndrojnë. /tesheshi.com/