Plazhi i Portonovës në Zvërnec të Vlorës është bërë sot vendi i një tjetër tragjedie.
Një fëmijë është mbytur në ujërat e detit Adriatik ndërsa mamaja e tij që ka tentuar ta shpëtojë është në gjendje të rëndë.
Pavarësisht ndihmës nga pushuesit e tjerë nuk është mundur të shpëtohet fëmija. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Pikërisht në këtë plazh një muaj më parë humbën jetën tre të rinj, mes tyre një pushues shqiptar nga Maqedonia./tesheshi.com/